Gjeorgjia e Kuperit, sot ne Tirane
Hektor Kuper dhe Gjeorgjia do te mberrijne gjate paradites se sotme ne Tirane, ne vigjilje te miqesores se planifikuar mes dy ekipeve perfaqesuese. Argjentinasi Kuper, ish-trajner i njohur i Interit, qe drejton aktualisht Gjeorgjine, ka grumbulluar lojtaret me te mire ne dispozicion, nderkohe qe trajneri kuqezi, Josip Kuzhe do te provoje disa lojtare, nder me te spikaturit e kampionatit tone. Por edhe nje pjese tjeter nga kontingjenti i kombetares qe luajti me Portugaline, pak dite me pare, do te jene serish titullare ne kete takim. Gjeorgjia eshte mundur ne nje miqesore qe zhvilloi me 6 qershor nga Moldavia dhe do te kerkoje qe te shmange disfaten e dyte radhazi. Per kombetaren tone rezultati nuk ka asnje rendesi, pasi trajneri do te kete detyre paresore qe te aktivizoje te gjithe kontingjentin dhe te nxjerre nje konkluzion per secilin prej lojtareve, para se te deklaroje disa reforma qe ka marre persiper qe t'i realizoje gjate muajve te veres. Ne "Qemal Stafa", kater dite pas ndeshjes me Portugaline, disa lojtare kuqezi do te kerkojne qe te tregojne vlerat e tyre per te bindur trajnerin Kuzhe, qe t'i ftoje me tej ne kombetare.
Historiku
Shqiperia ka fituar vetem nje ndeshje me Gjeorgjine. Kjo e fundit ka shenuar tre fitore ne perballjet e kaluara me kuqezinjte dhe ne tre takimet e tjera, dy perfaqesueset ne fjale jane ndare ne barazim me njera-tjetren.
Historiku
Shqiperia ka fituar vetem nje ndeshje me Gjeorgjine. Kjo e fundit ka shenuar tre fitore ne perballjet e kaluara me kuqezinjte dhe ne tre takimet e tjera, dy perfaqesueset ne fjale jane ndare ne barazim me njera-tjetren.