E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati aparatura për pastrimin e gjakut

Autori i Lajmit: red.
Një pajisje e veçantë, tashmë bën pjesë në setin e aparaturave të shëndetësisë shqiptare. Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka bërë blerjen e aparaturës dy muaj më parë, ndërsa ka përfunduar edhe blerja e kiteve për vendosjen në funksionim. I vetmi detaj i munguar për të vendosur pajisjen në punë është lëngu kimik, lëndë e cila do të blihet me prokurim të drejtpërdrejtë brenda këtij muaji, duke bërë kështu që pajisja të nisë funksionin në muajin korrik. Spectra Optia Therapeutic Apheresis, është aparatura e vendosur pranë Bankës së Gjakut në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza”. Kjo pajisje bën të mundur pastrimin e gjakut, duke ndarë veçantë komponentët e panevojshëm. Kjo është një teknologji mjekësore e cila kalon gjakun e donatorit apo pacientit nëpër filtra.
Ky lajm është publikuar: 08/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›