Kaka largohet nga Milani, sot zyrtarisht tek Reali i Madridit
Legjenda franceze e futbollit dhe ish-lojtari i Realit te Madridit, konfirmoi faktin se braziliani Kaka e ka firmosur kontraten me Realin. "Kaka firmosi nje marreveshje me Realin e Madridit," - theksoi Zinedin Zidan. "Do te isha i lumtur nese ai do te merrte numrin 5, qe kam mbajtur edhe une dhe ne kete rast nuk do te isha xheloz", - shprehet ai. Ylli i Milanit, Kaka parashikohet qe te firmose nje kontrate me Real Madridin, pasi i ka kaluar edhe ekzaminimet mjekesore ne Brazil, raportojne mediat spanjolle. Presidenti i ri i Realit te Madridit, Florentino Perez shpreson qe firma e Kakas do te zyrtarizohej gjate mbremjes se djeshme. Bazuar ne ato qe shkruheshin ne gazeten e madhe spanjolle, "AS", marreveshja eshte mbyllur mes paleve, madje gjithcka kishte perfunduar me kohe mes tyre. Mesfushori brazilian, qe ishte ne Brazil per nje ndeshje te kombetares se tij, ka qene nen ekzaminimin e mjekut te klubit te Realit te Madridit. Ai sipas medieve nderkombetare gjate dites se djeshme perfundoi me sukses analizat mjekesore dhe pritej qe ne oret e vona te mbremjes lojtari te jepte edhe nje konference per shtyp, para mediave, per te folur ne lidhje me te ardhmen e tij, ne radhet e ekipit te ri, te Realit te Madridit. Raportohej edhe nga gazeta tjeter spanjolle, "Marca" se blerja e brazilianit Kaka perfundoi, me konfirmimin se dje jane kryer analizat mjekesore te lojtarit, ndonese nuk ishte i pranishem ne Madrid. Keshtu, "Lojtari i Vitit 2007" do te jete i pari qe do te firmose nje kontrate, me Florentino Perez, presidentin e fundit te klubit te Realit te Madridit. 65 milione euro ka paguar klubi madrilen, per kartonin e lojtarit ne fjale, duke mos thyer rekordin e kaluar, kur i njejti president Florentino Perez qe ndodhej ne krye te Realit, ne mandatin e tij te pare, shpenzoi 75 milione euro per te sjelle Zinedin Zidan, ne radhet e Madridit. Gjithsesi, Kaka shnderrohet ne lojtarin e dyte me te shtrenjte ne merkaton e deritanishme, duke u pozicionuar pas Zinedin Zidanit. Perez udhehoqi Realin e Madridit nga viti 2000 deri ne vitin 2006, kur edhe ekipi qe ai drejtoi mori pseudonimin: "Los Galacticos" dhe fitoi dy here kampionatin spanjoll dhe Ligen e Kampioneve ne nje rast. Ne perberje te Realit te Madridit, gjate atyre viteve benin pjese yje te futbollit boteror, si Zidane, Ronaldo, Luis Figo, Bekam dhe Ouen.
65 milione euro
Reali i Madridit pagoi nje shume te tille, per te blere kartonin e brazilianit Kaka. Kjo nuk eshte shuma rekord e shenuar deri tani, pasi i njejti klub, Reali i Madridit firmosi pak vite me pare nje kontrate me Zidanin, per nje shume prej 75 milione euro.
65 milione euro
Reali i Madridit pagoi nje shume te tille, per te blere kartonin e brazilianit Kaka. Kjo nuk eshte shuma rekord e shenuar deri tani, pasi i njejti klub, Reali i Madridit firmosi pak vite me pare nje kontrate me Zidanin, per nje shume prej 75 milione euro.