E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhet që varfëron shqiptarët dhe shton luksin në vilat e Berishës

Share

Nga Erion Braçe

Le te shikojme fillimishte kete dokument i cili  eshte kontrate porosie e Qeverise:

 Vila Nr.1.

Mobilimi i Vilës, është parashikuar në frymën Neoclasike-Moderne, si një objekt i një niveli të lartë elitar.

Perbehet nga:

Kati përdhe niveli i cili përmban:

Holli,  lobet kryesore dhe sekondare…,  ambientet e ndenjes, dhomat e Oxhakut, korridoret qarkore të Atriumit.

Ketu:

Kolltukët, Poltronat…Pufet etj: të zbatohen në prodhim me skelet konstruktiv material drusor apo metalik; veshja e jashtme  tapiceri Kadife Veluto,100% viscosa,Tessuto Alcantara, origjinale, teknologji unike e re, pa tentativa imitacioni.

Kolltukët e tipit Cester: me te njejtin material si me siper;

 Karriget: te tipeve te ndryshme, veshje me me lëkurë (leather 100%), apo lëkurë ekologjike .

Tavolinat qendrore: te jene te 4 tipeve te ndryshme;

Në ambientin e Ngrënies së parë: Tavolina e ngrenies me material drusor, me linja ekzagonale.

 Pasqyrat Dekorative: jo të thjeshta por fluide me filtër, me  korniza neoclasike të dekoruara, druri, me lyerje argendato, me lëkurë Croco apo tessuto alcantara.

 Perdet  dhe Kornizat: korniza Mantovane; Metrazhe Organza Lisho- Tafta Cangiante; Vello; Kalata 100% me Astar.

Televizorët: te niveli shumë cilësor, të tipit Flat Screen.

Telefonat: të një niveli profesional, me disa linja paralele etj.

Vila ka edhe:

Kati i Parë: funksionon si Zonë Nate me apartamente elitare si dhe apartamenti Suitë.

Krevatët: të punuara me material të kombinuar druri masiv, me nderhyrje dru tamburato grexo, të veshur me  tapiceri Tessuto Alcantara, Kadife Veluto 0; origjinale, nje model specifik do te jete unik ne dhomen e pare matrimoniale ne apartamentin kryesor.

Perdet: në Apartamentin Suitë-Metrazhe Velo; Perde e Plotë me astar Black Out.

Dyshekët: cilësi tepër të lartë me spesor minimalisht 22cm, deri në 18cm. Përbërja do të jetë me fibra analergjik dhe rregullues temperature ; Veshja e jashtme me fibra izoluese. Dyshekët duhet të jenë anatomikë, antidekubitues dhe ergonomic 100%.

Ka:

Dalje Tarracë, Kati Nëntokë, Pishine dimërore-me bar te hapur, Godina e Shërbimi:  me 7 apartamente personeli.

Specifikime të domosdoshme teknike:

Dyshekët dopio në ambientin e Katit të Parë(Vila) do të jenë në dimensionet King Size;

Setet e Carcafëve te jene Materiale Saten100% cotton dhe Percalle;

Tapetet do të jenë përzgjedhje prodhimi Afgan dhe Iranian, të punuara në materiale Mëndafshi 100% dhe  Leshi 100%, tapete me punime dore, të natyrës klasike.

Cdo femije, qendre apo periferie-ne qytet, mali apo fushe-ne fshat, qe edhe tani qe flasim lind, ushqehet, duke e ndare kasollen me bagetine, ca metra katror te nje dhome me prinderit; fle po aty mbi nje minder derrase; rritet i izoluar pa ditur se bota eshte edhe me e madhe e shfaqet ne nje tv flat screen; meson-kur ndodh-me librin nder duar pa patur kurre nje tavoline ku ta mbeshtese; pa ditur ceshte nje perde apo pa e pare kurre veten ne nje pasqyre;

 Duhet te dije:

Ambienti qe pershkrova me lart eshte Rezidenca e Kryeministrit ne Vlore!

Vetem mobilimi i kushton cdo qytetari: 516 milion leke ose gjysem milioni dollare!!!!

Nuk eshte e vetmja! Rezidence ka ne Velipoje, ne Dajt, ne Bllok, ne Durres, ne Pogradec, ne Vlore, ne Dhermi, ne Sarande!!!

Kryeministri keto rezidenca nuk i ka nxjerre ne shitje, sic se fundi 4 hidrocentrale nga te cilat merrej deri ne 22 milion euro fitim.

Kryeministri po privatizon fitimet per te financuar luksin!

Ka nje sherbim per qeveritaret!

E paguajme ne si qytetare dhe ne buxhet na kushton: kete vit-1.6 milion dollare; vitin e ardhshem 1.3 milion dollare!

Por ne paguajme si “sherbim qeveritar” edhe Podesta-n, edhe Patton Bogs, qe zullumet e ketij Kryeministri te shiten per heroizma vecmas ne SHBA.

Ne kete pike, cdo shqiptar ben nje pyetje:

Cfare bejne keta me parate tona?

Ne jemi kunder ketij Buxheti.

Ky Buxhet synon te mbledhe te ardhura e ndaje shpenzime, edhe kete vit, sipas filozofise:

Ne fillim llogarite, kush mbetet gjalle e shohim me pas.

Cdo shqiptar qe po degjon duhet te kuptoje se:

prej Buxhetit perfiton asgje!

Ti qe punon ne administrate apo sherbime publike-arsim, shendetesi, polici, ushtri, duhet te dish se Qeveria do paguaje me pak per rrogen tende:

nga 5.2 leke ne 5.1 leke per cdo 100 leke.

Pra,

per edukator, mesues, pedagoge, Qeveria do paguaje thuajse sa kete vit, vetem 1.8 milion usd me teper;

per infermiere, mjeke ne QSH, spital Rethi, Qender Spitalore, Qeveria do paguaje ne 2.1 milion usd me pak;

per polic te rendit publik, ne luften kunder krimit dhe krimit te organizuar, zjarrfikes, Qeveria do paguaje 2.4 milion usd me pak;

per cdo ushtarak, Qeveria do paguaje 2.5 milion usd me pak.

Ky Buxhet ju merr nje vit, nuk ju rrit nje vit!

Llogaria eshte e thjeshte per secilin nga ju qe beni llogarite ne Familje:

-     A mund te punohet ne bujqesi kur do te kete 0.8 mln U$ me pak dhe  shpenzimet jane  0.4 leke per cdo 100 leke

-     A mund te ndryshoje infrastruktura kur do te kete 60 mln U$ me pak dhe   shpenzimet jane 3 leke per cdo 100 leke

-     A mund te kete edukim per te gjithe dhe me vlere per pune, kur do te kete 14.6 mln U$ me pak dhe shpenzimet  jane 2.8 leke per cdo 100 leke

-     A mund te kete kujdes shendetesor, sherues e shpetues per te gjithe, kur do te kete 5 milion dollare me pak dhe shpenzimet  jane 2 leke per cdo 100 leke

-     A mund te kete rend e siguri kur parate do te jene sa kete vit dhe  shpenzimet jane 1.1 leke per cdo 100 leke

-     A mund te gjesh shpejt dhe pa paguar drejtesi kur shpenzimet jane 0.7 leke per cdo 100 leke

-     A mund te kete kujdes social per nevojtaret, te pa punet, kur per mbrojtjen sociale do kete 9.1 mln U$ me pak dhe  shpenzimet jane 1.4 leke per cdo 100 leke

Kryeministri Berisha  merr borxh edhe nga parate-depozitat tuaja;

per 5 vite borxhi i Qeveria tek qytetaret arrin ne 1.3 miliard usd; vetem kete vit Qeveria do te marre borxh tek Ju 186 milion dollare, por e dini se sa do te investohet:

0.1 leke per bujqesine, 2.7 leke per transportin, 0.2 leke per arsimin, 0.1 leke per shendetesine, 0.1 leke per sigurine, 0.06 leke per drejtesine, 0.01 leke per kujdesin social dhe punesimin, 0.08 leke per mjedisin urban; ne cdo 100 leke te Prodhimit Kombetar.

Po, po, kaq pak!

Kryeministri Berisha ka vendosur tju sfidoje, nje per nje, 3 milion sh

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›