Buxheti ‘09 dhe finalizimi i programit qeverisës të PD-së

Kur mazhoranca aktuale erdhi në pushtet, pas zgjedhjeve të 3 korrikut ’05, nuk kishte vend për kaq shumë optimizëm e rezultate mbreslenëse, sa ç’prodhoi qeveria “Berisha” në vitet që do të vinin. Social-komunistët e dorëzuan pushtetin sipas parimit të “tokës së djegur”, duke arritur deri sa të shpenzonin edhe qindarkën e fundit të buxhetit të tyre mjeran që kishin krijuar në 6-7 muajt e parë të vitit ’05. Kjo “tharje elektorale” kishte prekur të gjithë ekonominë, e cila ndodhej në fazën e paralizës së plotë; një situatë të cilën qytetarët e shikonin më së shumti tek mungesa e theksuar e energjisë elektrike. Kriza energjitike që i kishte shoqëruar ata për 8 vjetë rresht, në vjeshtën e vitit ’05 arriti kulmin, por që ashtu si çdo gjë tjetër filloi të zbutej gradualisht, pas masave emergjente që mori qeveria e sapokrijuar e demokratëve. Nga ana tjetër, raportet dhe deklarata negative të ndërkombëtarëve për hegjemoninë dhe kërdinë e sistemit të korrupsionit majtist e kishin rënduar edhe më tepër shpresën e qytetarëve shqiptarë për ndryshim, një pjesë e mirë e të cilëve votën “pro” forcave të djathta e kishin dhënë jo me bindje të plotë, por me zemër të thyer, duke gjykuar si në një lojë bixhozi: “hajde t’i provojmë edhe njëherë këta, pa derrat të gjithë një turi kanë”. Megjithatë një qëndrim i tillë ishte për t’u vlerësuar shumë, pasi ishte konkretizim i një vendimi individual që merrej në kushtet e manipulimit dhe terrorizmit elektoral që kishte shkaktuar platforma “nëntëdhjetë e shtatëshe” e politikanëve të majtë që vazhdonin t’i konsideronin Berishën dhe politikanët e tjerë të djathtë me lloj-lloj epitetesh negative si; “kriminelë”, “zjarrvënës të Shqipërisë”, “diktatorë”, “çeçenë”, “hajdutë” e kështu me radhë. Një klimë e tillë dizinformimi, pesimizmi e dëshëprimi përveçse u konvertua në firo elektorale për mazhorancën aktuale, pas miratimit të programit qeverisës të demokratëve u shndërrua edhe në një detashment politik për të penguar konkretizimin e reformave zhvilluese e integruese që përmbante programi i të djathtëve. Mjafton të kujtojmë se në unison me ish-presidentin Moisiu u refuzuan gati 90% e akteve ligjore të miratuara në Parlament me kartonat e mazhorancës, të cilat i shërbenin konkretizimit të reformave të ndryshme, sidomos në fushën e sistemit të drejtësisë. Në këtë mënyrë humbej vetëm kohë e vyer dhe jo orjentimi perëndimor i veprimeve institucionale të mazhorancës.
I përmenda këto fakte për të treguar jo vetëm skepticimin që kushtëzoi pushtetin e cunguar të mazhorancës qeverisëse, por edhe proletarizmin majtist në kundërshtimin e reformave të ndryshmeve të inicuara prej kësaj mazhorane më vazhdimësi. Veçanërisht në dy vitet e para të qeverisë “Berisha”, opozita destruktive ka bërë ç’është e mundur për të penguar realizimin e reformave dhe programit qeverisës të demokratëve, pavarësisht se në këtë mënyrë, indirekt dëmtoheshin interesat e të gjithë qyteatërve shqiptarë. Por majtistët dështuan me turp në staregjinë e tyre, sepse “shkopinjë” burokratiko-proletarist nuk mund të pengojnë kurrësesi makinën e reformave demokratike në një shoqëri të hapur dhe të motivuar drejt Perëndimit. Social-komunistët bënë maksimumin për të penguar reformimin e inistucioneve të drejtësisë, reformën administrative në përgjithësi dhe atë fiskale në veçanti; tentuan mbajtjen larg këtij vendi të investitorëve të huaj, kryerjen e investimeve startegjike në infratrukturë, energjitikë, bujqësi, arsim, trurizëm, etj., por pa rezultat. Për disa muaj rresht në këtë aleancë qe përfshirë edhe kreu i shtetit, kreu i Prokurorisë së Përgjithëshme dhe mjaft institucioneve të tjera të politizuara tejskajshëm gjatë tëtëvjeçarit të pushtetit majtist për periudhën ’97-’05. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, ndërkohë që qëdrimi i tyre politik diktohej jo vetëm nga trashgimia enveriste, por edhe nga krerët e bandave nepotiste me të cilat ata kishin ndarë pushtetin dhe të ardhurat buxhetore për tetë vjetë rresht. Me neutralizimin dhe vënien para përgjegjësisë të këtyre banditëve, filloi të rrudhet edhe influenca e tyre negative në kundërshtimin e reformave të ndërmarra nga mazhoranca e djathtë. Nënshkrimi i MSA-së në qershor ’06 dhe miratimi disa ditë më vonë i të parit buxhet shtesë në historinë e pluralizmit shqiptarë, e zhvleftësuan përfundimisht qëndrimin kundërshtues të opozitës ramiste, në përpjekjet dëshëpruese për t’u shndërruar në faktor përcaktues të politikës shqiptare. Gjatë vitit ’07 këto arritje u thelluan edhe më tej, duke u materialuar me të dytin buxhet shtesë dhe konkretizimin e të dytit program të Sfidës së Mijëvjeçarit për efikasitetin e luftës antikorrupsion të qeverisë “Berisha”. Po kështu duhet përmendur si një arritje historike vizita në Shqipëri e të parit president në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke ecur me këmbëngulje në materializimin e kësaj startegjie integruese, arritjet mbeslenëse në të gjitha fushat politiko-shoqërore arritën kulmin gjatë vitit ’08. Në fushën politike spikasin pavarësia e Kosovës, marrja e ftesës për anëtarësimin në NATO dhe ratifikimi nga mbi 90% i vendeve të BE-së i MSA-së, ndërsa në fushën ekonomike miratimi i të tretit buxhet shtesë dhe përfitimi i të tretit fond nga programi “Sfida e Mijëvjeçarit”. Ndërsa rritja e pagave dhe pensioneve apo mirëqënies në përgjithësi përbëjnë një arritje të vazhdueshme të qeverisë “Berisha” në këto tre vjetë që kanë shkuar qysh nga konstituimi i këtij kabineti në vjeshtën e vitit ’05. Me të njëjtin ritëm kanë ecur edhe investimet kapitale në infrastrukturë, energjitikë, bujqësi, arsim, turizëm e në fusha të tjera të jetës ekonomiko-shoqërore. Si rezultat i këtij zhvillimi mbreslënës, Shqipëria është shndërruar sot nga “pionere” në partnere e Perëndimit. Natyrisht nuk janë arritur majat, por janë hedhur baza të fuqishme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-shoqëror të vendit tonë, ndër të cilat mund të përmendim edhe rritjen historike të të ardhurave buxhetore nga njeri vit në tjetrin.
Mbi këto baza e tregues mbreslënës është hartuar edhe buxheti i vitit ’09, që përbën buxhetin më të madh të realizuar ndonjë herë në vendin tonë, me plotë 5 miliardë dollarë të ardhura. Por madhështia e këtij buxheti, më shumë se sa tek niveli absolut i të ardhurave qëndron tek efektiviteti i skemës fiskale në grumbullimin e këtyre të ardhurave apo dhe tek skema brilante e shpërndarjes së tyre për shpenzime të përditshme jetësore dhe investime publike me interes të lartë kombëtar. Gjatë tre viteve të shkuara janë kryer reforma të thella në fushën fiskale, midis të cilave mund të veçojmë aplikimin e taksës së sheshtë. Reduktimi i nivelit vrastar të taksave dhe lufta ndaj informalitetit kanë bërë që të rritet ndjeshëm mbledhja e të ardhurave në buxhet, vit pas viti. Vetëm gjatë vitit ‘08 janë mbledhur në buxhet aq të ardhura sa u mblodhën në tre vite të periudhës ‘02-’04 të qeverisjeve majtiste. Buxheti i vitit ‘09 do të jetë në radhë të parë buxhet i rritjes së pagave dhe pensioneve. Me rritjen që do të realizohet në muajin maj të vitit ‘09 do të bëhet e mundur që pensioni minimal në qytet të jetë rreth130 dollarë kurse pensioni minimal në fshat do të jetë rreth 7300 lekë duke mbajtur premtimin për dyfishimin e tij. Paga mesatare mujore e punonjësve buxhetore do të jetë rreth 46 mijë lekë ose 71 për qind më e lartë se në vitin ‘05. Pagat e arsimtarëve do të jetë 46.8 mijë lekë duke u plotësuar premtimi për dyfishimin pagave të tyre në krahasim me nivelin e vitit ‘05. Gjatë vitit ‘09 do të realizohet premtimi për dyfishimin e pagave të infermierëve dhe mjekëve. Në muajin maj ata do të marrin respektivisht 31.4 mijë dhe 42.5 mijë lekë ose diçka më shumë se dyfishi i nivelit të vitit ‘05. Kryeministri Berisha thotë se, "me këtë nivel ne vendosim një rrogë mesatare qartësisht më të lartë se sa Rumania dhe Bullgaria, që janë vendet anëtare të Bashkimit Europian. Me këtë nivel, ne afrohemi 70% me rrogat mesatare të Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë, ku paga mesatare e këtyre vendeve është 600 euro. Këto të dhëna dëshmojnë pra, se buxheti i 2009 ndryshon për mirë jetën e 800 mijë familjeve shqiptare. Këto të dhëna dëshmojnë një politikë të qëndrueshme, konsistente në rritjen e pagave. Ky buxhet është buxheti i 120 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët në datën 1 maj të vitit ‘09 do të marrin 50-110% më shumë se në vitin e fundit të social-kleptokracisë, në vitin ‘05". Ndërkohë, viti i ardhshëm do të vazhdojë të jetë sikurse edhe vitet paraardhëse, viti i investimeve të shumta publike, veçanërisht në infrastrukturën rrugore të Shqipërisë. Gati 90 miliardë lekë ose dy herë e gjysmë më shumë se investimet e vitit ’05 do të përdoren për investime të kësaj natyre. Me buxhetin e këtij viti do të përfundojnë ose do të jenë drejt përfundimit punimet në rrugën Plloçë-Korçë, Qeparo-Sarandë, Kardhiq-Delvinë, Bulqizë-Bllatë, Vuno-Sarandë, Valbonë-Bajran Curri, Fier-Vlorë, Levan-Tepelenë, Shkodër-Hani i Hotit, Konispol-Sarandë, rrugën e Arbërit, etj. Do të fillojnë punimet në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në arterien verilindore Kalaja e Dodës, Peshkopi, Librazhd, do të asfaltohen të gjitha rrugët dytësore që të çojnë në bregun e detit nga Buna në Konispol. Viti ‘09 do të jetë viti i një pune masive që do të çojë drejt përfundimit rrugën Durrës-Kukës. Do të punohet intensivisht për përfundimin e punimeve në segmentet Milot-Rrëshen, Rrëshen-Kalimash, Kalimash-Kukës, Kukës-Morinë si dhe në tunel. Arsimi dhe shëndetësia do të jenë dy fusha të tjera prioritare për vitin ‘09. Gjatë këtyre viteve në arsim janë realizuar reforma të thella të cilat kanë hapur universitetet për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin shkollën e lartë, është futur interneti në shkollat e niveleve të ndryshme, janë dyfishuar investimet duke u ndërtuar mbi 300 shkolla të reja dhe një sërë reformash të tjera. Në vitin ‘05 për sektorin e arsimit u shpenzuan 26 miliardë lekë, kurse gjatë vitit ‘09 në këtë do të shpenzohen 41.8 miliardë lekë ose 63 për qind më shumë fonde. Në buxhetin e viti ‘05 për sektorin e shëndetësisë u shpenzuan 21 miliard lekë, kurse në buxhetin e vitit të ardhshëm në këtë sektor do të shpenzohen 33 miliard lekë ose 60 për qind më shumë fonde. Mbështetja e zhvillimit rural do të jetë prioritet tjetër i rëndësishëm i këtij buxheti. Në se në vitin ‘05 bujqësisë ju dhanë vetëm 4.9 miliard lekë, në vitin ‘09 bujqësia do të përfitojë 7.3 miliard lekë. Veç kësaj fondi shqiptar i zhvillimit do të investoje 80 milionë dollarë në rrugët rurale, sikurse do vazhdohet të investohet në ujësjellësa, kanalizime, shkolla dhe qendra shëndetësore. Kështu mund ta vazhdonim edhe me shifra të tjera, por e rëndësishme është të theksojmë se, niveli i shpenzimeve të këtij buxheti prej 383 miliardë lekë është plotësisht i mjaftueshëm për të finalizuar plotësimin e prioriteteve të programit të PD-së dhe premtimeve të bëra elektoratit shqiptarë në zgjedhjet e vitit ‘05. Ky buxhet është një tregues i faktit që, qeverisja e PD-së garanton një rritje ekonomike të mëtejshme dhe një të ardhme ekonomike të stabilizuar për vendin, pasi bazohet tek faktorët e brendshëm të ekonomisë shqiptare si ritmi i lartë i kreditimit dhe niveli i lartë i likuiditetit në bankat shqiptare, niveli i lartë i investimeve publike, stabiliteti makroekonomik dhe mbajtja e inflacionit nën kontroll. Ndërkohë, qeveria ka marrë masa që të evitojë edhe influencat e mundshme të krizës ekonomike globale. Në projektbuxhetin e vitit ‘09 janë parashikuar rreth 15 miliardë lekë në formën e kontigjencave për të përballuar rreziqe të mundshme. Po kështu, qeveria do të ketë mundësi të përdorë rreth 200 milionë dollarë të ardhura nga privatizimi i ARMO-s dhe OSSH-së. Pa e tepëruar më tej me shifra të kësaj natyre do të thosha që buxheti i vitit ’09 është çatia e godinës së sigurt ekonomike që ka ndërtuar qeveria e Partisë Demokratike në këto tre vite, e cila përfaqëson një shtëpi europiano-perëndimore për të gjithë shqiptarët. Nga ana tjetër treguesit e këtij buxheti zhvleftësojnë çdo lloj propagande gërdeciane apo fazlliçiane të opozitës sonë mjerane, pasi edhe ata qytetarë të këtij vendi që në qeverisjen majtiste të vrisnin me kallash, sot të “vrasin me para”… Epoka e “Sali Bollëkut”, nuk është më një përallë, por një realitet i kudondodhur në Shqipëri. Buxheti ’09 është buxhet i këtij standarti; standart i cili do të pasqyrohet edhe në qëndrimin elektoral të shqiptarëve për të votuar “pro” të ardhmes së tyre të sigurt, që përfaqësohet tek programi i PD-së dhe forcave të tjera të djathta.
...