Një e dielë “Nëntori” në GKA

Risitë dhe të veçantat e edicionit të 11-të të ekspozitës “Nëntori”, kanë tërhequr një numër të madh admiruesish, të të gjitha moshave. Qysh nga data e çeljes së saj, në 15 Nëntor, në ambiente të Galerisë Kombëtare së Arteve, punimet e 40 artistëve kanë pasur vizitorë të shumtë, të cilët kanë shfaqur një interes të lartë jo vetëm për anën artistike, por edhe për historinë që ato mbartin. Por nga ana tjetër duket se edhe risia e këtij viti, prania e një seksioni skulpturash ka tërhequr së tepërmi vëmendjen e publikut. Sipas punonjësve të institucionit në fjalë ndjekshmëria e këtij aktiviteti ka shënuar një numër të lartë vizitorësh edhe për faktin se ekspozita ka në brendësi të saj një larmi punimesh dhe mbi të gjitha autorësh. Ekspozita “Nëntori 11”, e kthyer në një traditë tashmë do të qëndrojë e hapur deri ditën e nesërme, në datë 25 Nëntor dhe në të janë mbledhur disa emra të njohur pitorësh shqiptarë. Konkretisht aty qëndrojnë të ekspozuara punimet e Vilson Kilices, Sali Shijakut, Ksenofon Dilos, Kujtim Buzës e shumë ëe tjerëve që suksesin e tyre e patën në periudhën e realizimit socialist. Por, e veçanta e këtij edicioni është se kjo periudhë është sjellë ndryshe në punët që këta emra të vjetër të artit viziv, kanë ekspozuar në "Nëntori 11". Sipas një tjetër emri të njohur, Naxhi Bakallit, piktorët e realizmit edhe në këto punë që mbajnë vitin 2008, i kanë qëndruar linjave të tyre, por kanë ardhur në kohë. "Nëntori" lindi 11 vjet më parë si ide e një grupi piktorësh. Ekspozita është kthyer tashmë në traditë, dhe ajo do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare deri në 25 Nëntor. E njëjta gjë është bërë edhe këtë vit, në vijim të një tradite, në mjediset e Galerisë së Arteve,në këtë edicion të radhës, nga artistët pjesëmarrës dhe nga organizatorët e këtij aktiviteti. Kështu, në sajë të punës së tyre është mundësuar edhe çelja e edicionit të 11-të. Duket se risia teknike e tyre, në këtë edicion të 11-të, është pikërisht hartimi i një katalogu, të punuar qartë dhe me shije grafikisht, që do të mbledhë punët e 40 artistëve të pranishëm dhe që do të dokumentojë me këtë rast dhe veprën e secilit të pranishëm. Është pikërisht Stefan Taçi, koordinatori i aktivitetit, cili ka mundësuar edhe realizimin e këtij të fundit, në këtë edicion të radhës. Ndërkohë që gjithçka vjen për publikun në sajë të mbështetjes financiare të Fondacionit Prohelvetia si dhe ndihmës së studios grafike “Delta Print” dhe GLINA. ...