Buxheti 2010: Rriten financimet për deficitin dhe borxhin, pakësohen për investimet
Fondi për shlyerjen e borxheve do të jetë më i madhi nga të gjitha paketat
Ervin KOÇI
Financat shqiptare do të kalojnë një vit jo me pak vështirësi edhe gjatë 2010-s, ku problem kryesor parashikohet të jetë sigurimi i të ardhurave të duhura për buxhetin. Ekspertët e Ministrisë së Financave që kanë nisur aktualisht të punojnë për planifikimin e projektbuxhetit 2010, kanë nxjerrë në pah vështirësinë në sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme, pasi një pjesë e madhe e tyre do të përdoren jo për financimin e projekteve të investimeve por për shlyerjen e borxheve. Niveli i deficitit do të jetë një sfidë e re për vitin që vjen dhe ministria po parashikon një financim të konsiderueshëm të tij, në mënyrë që ai të mos kthehet në problem që bart rrezik për ekonominë, pasi këtë vit ai është duke u përkeqësuar dukshëm. Në lidhje me këtë, ekspertët e Ministrisë së Financave që po punojnë për hartimin e projektbuxhetit, pa dashur që të jepnin shumë hollësi deklaruan që, “fondi që do të rezervohet për shlyerjen e borxheve, deficitit dhe kredive tregtare që maturohen vitin që vjen, do të jetë dhe fondi më i madh nga të gjitha paketat e tjera të buxhetit të vitit 2010 që janë parashikuar për sektorët e tjerë”. Specialistët e Financave janë vënë në vështirësi për parashikimin e nivelit të të ardhurave, për shkak të paqartësisë së madhe që ekziston mbi nivelin e pritshëm të rritjes ekonomike vjetore. Parashikimet e deritanishme tregojnë për një ngadalësim të rritjes, ndërkohë që FMN-ja ka parashikuar situatë edhe më të vështirë. Niveli i borxhit publik është i lartë dhe kjo duket se do të marrë një pjesë të rëndësishme të vëmendjes e për pasojë edhe të financimeve të vitit që vjen.
Hartimi i projektbuxhetit
Duke pasur parasysh se ky vit nuk kishte buxhet suplementar, për ekspertët e Financave nuk do të jetë i vështirë parashikimi dhe llogaritja e shpenzimeve. Përveç kësaj, të gjitha ministrisë dhe institucionet e tjera kryesore kanë përgatitur secila nga një projektbuxhet për tre vitet e ardhshme dhe limitet e shpenzimeve, duke i argumentuar bashkë me projektin. Ndryshe nga vitet e mëparshme, Ministria e Arsimit parashikohet të marrë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit, përfshi dhe shëndetësia. Mësohet gjithashtu se hartimi i buxhetit do të kalojë përmes formularëve që ministritë duhet të plotësojnë. Çdo kërkesë për financim projekti duhet të jetë e shoqëruar me detaje sqaruese, deri dhe në formulën e kosto/përfitim. Procedurat që ndjek Ministria e Financave për hartimin e Buxhetit të Shtetit kanë marrë vlerësime nga Banka Botërore, deri në atë pikë sa ia ka sugjeruar Kosovës që t‘i marrë si shembull për projektet gjatë përpilimit të zërave për shpenzime. Mendohet që projektbuxheti të jetë gati për miratim gjatë shtatorit, në mënyrë që brenda nëntorit të ketë përfunduar e gjithë faza e aprovimit nga Kuvendi i Shqipërisë, tashmë me deputetë të rinj.
Investimet
Ministria e Financave, parashikon që në buxhetin e vitit të ardhshëm, më shumë se 40 për qind e investimeve do të shkojnë në projekte të nisura këtë vit, në një kohë që investimet pritet të jenë me rreth 150 milionë euro më pak sesa këtë vit. Ekspertët tregojnë se, Financat po përpiqet të harmonizojë kërkesat e planit buxhetor afatmesëm me mundësitë reale të buxhetit të vitit që vjen dhe sipas vlerësimeve të deritanishme ajo do të jetë e detyruar që një pjesë të mirë të projekteve të nisura këtë vit të mos i financojë plotësisht, por t’i çojë ato deri në vitin 2011. Niveli total i investimeve mund të shkojë deri në 800 milionë dollarë, ndonëse ende nuk ka një përcaktim të saktë, pasi ende nuk është vendosur se si do të veprohet me pagat dhe pensionet. Qeveria shqiptare nuk ka vendosur ende, nëse do të vazhdojë të rrisë pagat dhe pensionet, siç ka bërë gjatë këtyre katër viteve. Duket se viti 2010 do të jetë viti i parë, kur pagat dhe pensionet nuk do të rriten. Të dhënat bëjnë me dije se Ministria e Financave është më konservatore në lidhje me buxhetin dhe kërkon që vitin që vjen pagat dhe pensionet të mos rriten, duke thënë se Banka Botërore e ka kërkuar këtë prej dy vitesh, por edhe për shkak të faktit se ekonomia është ngadalësuar dukshëm. Dhjetëra projekte në infrastrukturë dhe nevojat e mëdha për investime në shëndetësi po kushtëzojnë financimin e të gjitha projekteve të nisura, duke bërë që ato të financohen vetëm në një pjesë të tyre për të vazhduar më pas gjatë vitit që vjen.
Borxhi i brendshëm, Financat do të tërheqin në gusht vetëm 22 miliardë lekë
Qeveria shqiptare ka planifikuar të tërheqë vetëm 22 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm gjatë muajit gusht, shifër kjo më e ulëta e parë gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë është porositur të emetojë 22.4 miliardë lekë (172 milionë euro) bono thesari dhe obligacione me afate të ndryshme. Në korrik, huamarrja qe 53 miliardë lekë, ndërsa në qershor, 29 miliardë lekë. Mesatarisht nga janari, qeveria ka tërhequr për borxh të ri dhe riemetime, mesatarisht 35 miliardë lekë në muaj. Interesat e borxhit publik shënuan rekordin e vet shumëvjeçar në ankandin e fundit, kur interesi mesatar i ponderuar për bonot 12-vjeçare u rrit deri në 9.28 për qind. Vetëm një vit më parë, ai qe rreth 8 për qind. Interesat e bonove gjithsesi kanë tentuar të stabilizohen gjatë ankandeve të fundit dhe nuk e kanë kapërcyer kufirin prej 9.3 për qind. Stabilizimi ka ardhur gjerësisht si pasojë e uljes së kredimarrjes së brendshme në lekë nga qeveria dhe zëvendësimit të saj me kredi në euro, që u tërhoq në maj nga disa banka vendëse e të huaja. Struktura e borxhit publik gjatë viteve të fundit ka ndryshuar. Politika e qeverisë është përqendruar në emetimin e më shumë titujve të borxhit me afat maturimi më të gjatë dhe kufizimin e emetimit të titujve afatshkurtër. Kjo strategji ka synuar çlirimin e qeverisë nga pushteti i bankave. Tregu i bonove të thesarit kontrollohet në masë të gjerë nga një grup i vogël bankash. Më herët, autoritetet kanë dyshuar se këto banka kanë shkaktuar mungesë të përkohshme interesi për bono thesari, duke sjellë edhe rritjen e interesave, duke përdorur kështu pozicionin e vet dominues. Në atë kohë, titujt e borxhit publik kishin një afat mesatar maturimi prej 40 ditësh, gjë që do të thoshte se gati çdo muaj, blerësit e fuqishëm të bonove mund të shkaktonin mungesë artificiale kërkese. Strategjia e re nuk e ka zgjidhur problemin e varësisë nga pak banka, por duke zgjatur afatin e maturimit, ka sjellë kosto më të lartë për buxhetin (për shkak se afati më i lartë nënkupton edhe interesa më të larta), ndërsa ua ka rralluar mundësitë bankave dominuese të shkaktojnë mungesë artificiale oferte. Autoriteti i Konkurrencës ka hapur sakaq një hetim për të parë nëse kjo gjë ka sjellë kufizim të konkurrencës dhe nëse mund të gjejë fajtorë për të gjobitur. Shqipëria përballet për herë të parë me fenomene të tilla dhe ekspertët besojnë se është shumë e vështirë që AK të mund të faktojë spekulimet në tregun e borxhit.
25 Korrik 2009