Shkumbini fiton ne Kruje Skenderbeu dhe Teuta ndahen pa gola
U luajten dje dy takimet e fundit te vajtjes se 1/8-ave te edicionit te 59-te ne Kupen e Shqiperise. Ne Kruje Shkumbini fitoi 3-1 ndaj Kastriotit ndersa ne Korce Skenderbeu dhe Teuta u ndane ne barazim pa gola. Shkumbini mori hak per humbjen 2-0 tri dite me pare ne kampionat duke dale i fituar nga fusha e Kastriotit ne perballjen e pare te fazes se 1/8-ave ne Kupe. Per peqinasit realizuan Nora ne minuten e 51-te Mustafaraj dy minuta me pas dhe Gerbovic ne te 80-en. Per vendasit shenoi Mucollari ne minuten e 67-te. Me kete fitore Shkumbini hedh nje hap te sigurt drejt fazes tjeter ndersa Kastrioti duket se do te udhetoje drejt Peqinit sa per formalitet. Ndersa ne Korce sfida mes Skenderbeut dhe Teutes u mbyll ne barazim pa gola teksa kualifikimi mbetet krejt i hapur per ndeshjen e kthimit qe do te luhet ne stadiumin Niko Dovana. Ky takim u nderpre per disa minuta pasi sulmuesi argjentinas i Skenderbeut Rafael Soza u shtri ne fushe pa ndjenja. Ai u transportua menjehere ne spital ku mjeket bene me dije se lojtari ka rikuperuar ndjenjat. Nderkohe qe dy dite me pare u luajten edhe 6 takime te tjera nga tre per secilin grup. Ne grupin A Dinamo e Tirana fituan ne transferte perkatesisht ndaj Kamzes dhe Ades ndersa Bylisi barazoi 0-0 me Flamurtarin. Ne grupin B Vllaznia fitoi 1-0 ne Elbasan ndersa Gramozi dhe Lushnja barazuan ne shtepi perkatesisht me Lacin dhe Besen. Sfidat e kthimit do te luhen me 8 dhjetor. Pas ndeshjeve ne grupet respektive do te kualifikohen dy skuadra per cdo grup ndersa ne gjysmefinale do te hidhet short i lire. Finalja e Kupes do te luhet me 8 maj 2011.
Kupa e Shqiperise turi 2 vajtje
Grupi A
Te merkuren
Kamza 2 - 3 Dinamo
Ada 0 - 3 Tirana
Bylis 0 - 0 Flamurtari
Dje
Kastrioti 1 - 3 Shkumbini
Grupi B
Te merkuren
Gramozi 2 - 2 Laci
Elbasani 0 - 1 Vllaznia
Lushnja 0 - 0 Besa
Dje
Skenderbeu 0 - 0 Teuta