E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Marredheniet me Serbine po fitojne nje dinamike te re

Marredheniet mes Serbise dhe Shqiperise tha Meta po fitojne nje dinamike gjithnje e me te qarte pasi integrimi evropian i dy vendeve dhe i gjithe rajonit eshte nje objektiv i perbashket.

Shqiperia e shikon Serbine si nje partnere shume te rendesishme per bashkepunimin rajon dhe per integrimin evropian te gjithe rajonit. Marredheniet midis dy vendeve ne te kaluaren kane qene teper te veshtira por sot ato jo vetem qe jane mese te normalizuara por edhe po fitojne nje dinamike gjithnje e me te larte pasi ne kemi vendosur nje objektiv te perbashket qe eshte integrimi evropian i vendeve tona dhe i vendeve te rajonit tone. Kjo fryme konstruktive dhe pro evropiane eshte me shume se e deshiruar ne radhe te pare nga biznesi sepse biznesi kerkon me shume se kushdo tjeter stabilitet dhe bashkepunim si kusht per nje zhvillim te shpejte dhe te suksesshem te sipermarrjeve u shpreh Meta.

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes vleresoi faktin se sipermarrjet serbe dallohen per eksperiencen dhe ambicien e tyre dhe theksoi se sipermarresit shqiptare jane po kaq vitale dhe do te jene partnere shume te mire lokale per sipermarresit e shtetit serb. Zv/kryeministri Meta shprehu deshiren qe marreveshjet ne proces mes Shqiperise dhe Serbise te nenshkruhen sa me shpejt ne menyre qe te krijohet i gjithe kuadri i plote ligjor per te operuar ne fushen e sipermarrjeve dhe investimeve.

Ne duam qe sa me shpejt te nenshkruhen te gjitha marreveshjet qe jane ne proces midis Shqiperise dhe Serbise ne te gjitha fushat dhe ne kete menyre te krijojme te gjithe kuadrin e plote ligjor per te operuar ne fushen e sipermarrjeve dhe investimeve. Qe nga prilli i ketij viti Shqiperia hoqi vizat per te gjithe qytetaret e Serbise dhe besojme qe edhe pse me vonese heqja e vizave nga Serbia per shqiptaret perseri kjo ti jape nje impuls marredhenieve bilaterale. Une do te shpresoja dhe besoja se nje lidhje e drejtperdrejte ajrore Tirane-Beograd do te jete e shpejte tha Meta.

Duke u ndalur te marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise zv/kryeministri Meta shprehu besimin se brenda pak vitesh ato do te jene te shkelqyera ashtu sikurse jane sot marredheniet mes Shqiperise dhe Malit te Zi. Une kam besim ne marredheniet midis dy vendeve. Perpara 12 vjetesh Shqiperia pothuajse nuk kishte marredhenie me Malin e Zi ate kohe pjese e ish Federates se Mbetur. Sot mund te konfirmojne qe marredheniet mes Shqiperise dhe Malit te Zi jane te shkelqyera. Une besoj se ne pak vite keshtu do te jene edhe marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise. Besojme se brenda pak vitesh qytetaret e Shqiperise dhe Serbise si dhe perfaqesuesit e sipermarrjeve serbe sidomos ata te pjeses jugore te shfrytezojne nje nga autostradat me te bukura dhe te standardeve evropiane qe shkon nga Shqiperia drejt Nishit u shpreh Meta. /S.Ll/start/

2010-11-26 1522

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›