E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 mblidhet komisioni i ekonomise

Opozita ka braktisur seancen plenare ku po diskutohej miratimi nen per nen i projekt buxhetit te vitit 2011.

Largimi i opozites ka ardhur pas fjales se kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.

Opozita erdhi ne seance e shqetesuar serioze impenjuar per te diskutuar per Shkodren per buxhetin dhe per te qene serioze per te sjelle nje pakete propozimesh per buxhetin 2011. Kerkojme nje buxhet realist per 2011. Ne po largohemi per te mos u bere bashkefajtore ne funeralin e mazhorances dhe as deshmitare te funeralit ekonomik tha Ruci.

Por dy deputetet socialiste qe propozuan amendamentet per ndryshime ne projekt buxhetin e 2011 Andis Harasani dhe Arben Malaj qendruan ne salle dhe kerkuan nga mazhoranca miratimin e amendamnteve te tyre.

Kryeministri Berisha u shpreh se eshte miratuar propozimi i deputetit Harasani persa i perket kasave fiskale por persa i perket uljes se deficitit ne 2.5 perqind ai e quajti ate te pamundur.

Deputetet Malaj dhe Harasani kerkuan mbledhjen e Komisionit te Ekonomise kerkese kjo aprovuar nga mazhoranca per te degjuar ne propozimet e dy deputeteve socialiste. Seanca u nderpre per te kaluar ne mbledhjen e komisonit dhe pritet te rinise pas pak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›