Samiti i OSBE Topi takon presidentin turk
Presidenti Bamir Topi u takua dje me homologun e tij turk Abdullah Gyl ne diten e pare te samitit te OSBE-se qe po mbahet ne Kazakistan. Ne kete takim u vu theksi te marredheniet e mira mes dy vendeve. Edhe keto takime te niveleve te larta ne kuader te organizatave dhe nismave nderkombetare tregojne me se miri klimen e shkelqyer te marredhenieve midis dy vendeve tona marredhenie qe shkojne perhere e me teper drejt forcimit te metejshem ne interes te popujve tane - tha Topi. Sipas njoftimit per shtyp kreu i shtetit shqiptar vleresoi dhe ndihmesen e dhene nga Turqia ne te gjitha fushat me interes reciprok vecanerisht ne fushen e mbrojtjes ne kuader te angazhimit te plote si anetar i NATO-s por edhe ne drejtim te mbeshtetjes se reformimit dhe modernizimit te Forcave tona te Armatosura. Duke u ndalur ne ceshtjen e liberalizimit te vizave Topi u shpreh se shteti shqiptar po ben perpjekjet maksimale ne drejtim te informimit dhe ndergjegjesimit te popullsise per te gjitha te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga permbyllja me sukses e procesit te liberalizimit te vizave me Bashkimin Europian dhe ne besojme se qytetaret shqiptare do te jene dinjitoze e do te deshmojne vlerat e tyre me te mira ne kete perballje te re me familjen europiane. Ndersa sipas Gyl liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare na mbush me kenaqesi dhe eshte nje hap shume pozitiv perpara qe do tju ofroje mundesi edhe me te medha bashkepunimi ne fushen ekonomike-tregtare si dhe rritjen e numrit te investitoreve. Gjate dites se djeshme kreu i shtetit u takua edhe me homologun e tij kazak Nursultan Nazarbajev te cilit i kerkoi qe te ushtroje influencen per rritjen e numrit te shteteve qe do te njohin pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin e saj sa me te shpejte ne organizma te rendesishme financiare bote-rore sic eshte BERZH-i. Topi ne perfundim te dites se djeshme zhvilloi edhe nje takim te ngrohte e te perzemert me disa perfaqesues te bashkesise shqiptare qe punon dhe jeton prej vitesh ne Kazakistan.