E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia heq vizat me Shqiperine

Qeveria e Serbise vendosi diten e djeshme te heqe regjimin e vizave per shtetasit e Republikes se Shqiperise. Kete e beri te ditur gazeta zyrtare serbe sipas se ciles ne kete territor do te kene mundesi te hyne shtetasit shqiptare qe jane te pajisur me dokumentet e nevojshme te identitetit. Sipas gazetes vendimi eshte marre me 26 nentor dhe eshte firmosur nga numri dy i qeverise serbe Ivica Dacic. Ai pritet te hyje ne fuqi ne ditet e ardhshme. Nga ana e saj Shqiperia i ka hequr vizat per shtetasit serbe qe prej muajit prill. Ne kete menyre qytetaret shqiptare do te kene mundesi te udhetojne pa viza ne te gjitha vendet fqinje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›