E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj e Harasani Buxheti alternativ per vitin 2011

/ /

Detyrimi yne ne kete analize dhe ne kete propozim publik te nje buxheti alternativ nuk eshte thjesht per tiu kunderpergjigjur maxhorances jo thjesht per te shuar kuriozitetin e disa analisteve por per te rritur transparencen ndaj sfidave te vendit. Ne po tentojme te qartesojme disa nga momentet me te rendesishme te qendrimeve te opozites rreth buxhetit te vitit 2011. Njekohesisht po guxojme profesionalisht te paraqesim edhe buxhetin alternativ.
Gjeja me e lehte qe mund te bejne politikanet eshte te paraqesin disa shifra ndryshe pse jo dhe populiste per te krijuar idene e nje buxheti alternativ. Ne kemi zgjedhur nje qendrim ndryshe pra deshirojme te ndajme me lexuesit tuaj momentet thelbesore te debateve per politikat ekonomike dhe fiskale te vendit tone jo thjesht dhe vetem per buxhetin e vitit 2011.
Pra ne thelbin e tij nje buxhet alternativ duhet te pasqyroje efektet fiskale te politikave ndryshe te grupuara ne debate per taksat shpenzimet per nivelet dhe burimet e financimit te deficitit. Debati yne eshte edhe per strukturen e paketave fiskale te uljes se kostos se borxhit dhe kostos se financimit te ekonomise.
Me konkretisht ne kemi diskutuar se politikat fiskale te viteve te fundit kane perkeqesuar strukturen e te ardhurave ne buxhet kane disbalancuar tatimin midis punes kapitalit dhe konsumit.
Kemi argumentuar se kane rene ritmet e rritjes se te ardhurave dhe jo vone vendi do te kete nevoje te rishikoje politikat fiskale dhe administrimin fiskal ne menyre qe te mbeshtese me mire rritjen e te ardhurave ne buxhet dhe reduktimin e deficitit dhe borxhit. Opozita eshte e qarte per politikat e taksave dhe reformat strukturore ne ekonomi qe duhen per te ndalur perkeqesimin e financave publike rikthimin e stabilitetit dhe permiresimin e tij.
Oponenca jone per politikat fiskale ndryshe eshte shprehur qartesisht ne Parlament duhet nje raport social me i drejte midis tatimit te punes kapitalit dhe te ardhurave duhet nje politike fiskale qe nuk rrit pabarazine sociale qe nuk e kalon barren me te madhe tek shtresat e varfra duhet nje politike fiskale qe nuk e perkeqeson kohezionin dhe solidaritetin social.
Tek pjesa e te ardhurave analizuam rendesine qe ka permiresimi i administrimit fiskal ne luften kunder informalitetit dhe korrupsionit duke theksuar se komuniteti i biznesit ka rritur shqetesimin per paqendrueshmerine e legjislacionit fiskal per spontanitetin e ndryshimit te tyre per mosshoqerimin e buxhetit me paketen perkatese fiskale. Ekipi i fundit i FMN BE dhe BQE qe skanoi financat dhe ekonomine greke ritheksoi se reforma ne administrimin e taksave do te jete element i rendesishem i reformave strukturore per te permiresuar stabilitetin fiskal te Greqise. Pra administrimi eshte nje element reforme dhe jo ndryshim kreresh te drejtorise se tatimeve dhe doganave.
Debati per shpenzimet theksoi shqetesimet per rritjen me te shpejte te kostos se borxhit dhe deficitit krahasuar me rritjen ekonomike te vendit. Debatuam per riskun qe ka rritja jo e leverdisshme ekonomike e kostove te prodhimit qe demton produktivitetin e ekonomise dhe perkeqeson aftesine e saj konkurruese aq me shume qe deficiti i llogarise korrente eshte ne nivele shqetesuese dhe me nje shkalle te larte risku per perkeqesim.
Opozita argumentoi reformat e domosdoshme qe kerkohen per te reduktuar deficitin ne rritje te skemes se sigurimeve shoqerore e shendetesore pasi totali i tyre eshte gati sa shuma e investimeve me burimet e brendshme te vitit 2011. Ky deficit eshte ne themel te krizes financiare te disa vendeve.
Si opozite ne argumentuam domosdoshmerine e permiresimit jetik te efikasitetit te investimeve publike ne te gjithe fazat e tyre identifikimin prioritarizimin implementimin dhe monitorimin.
Qartesuam faktin qe ka nje dispropocion shqetesues midis ritmeve te rritjes se investimeve publike per arsimin e shendetesine ne raport me rritjen e investimeve ne infrastrukture. Ne kete aspekt ritheksuam faktin qe efikasiteti i investimeve publike demtohet rende nga mungesa e reformave strukturore ne arsim e shendetesi te cilat nuk pengohen thjesht nga mungesa e fondeve por nga paqartesia dhe influencat korruptive ne keta sektore te rendesishem per cilesine e rritjes ekonomike te vendit.
Cilesia dhe efikasiteti i investimeve publike jane ne nivele shume te uleta keqperdorimi i tyre elektoral eshte bere kritik.
Spontaniteti i tyre eshte rritur mosmbeshtetja me burime buxhetore pasi kane filluar ose ka zvarritur perfundimin e tyre ose ka rritur mospagesat e qeverise ndaj kompanive private. Sic u deklarua edhe dje nga shoqata e ndertimit ky detyrim i prapambetur ka mberritur ne rreth 100 milion dollare.
Ne nuk po diskutojme nje rast konkret por po debatojme per nje fenomen shqetesues fshehje e nivelit real te deficitit perkeqesimin e aftesise likuiduese te firmave private dhe perkeqesimin e kredive te keqija ne banka. Ndaj kembengulim qe duhet te krijojme rregulla te qarta dhe me efektive lidhur me investimet publike. Pra duhen reforma te thella edhe per efikasitetin e shpenzimeve publike te vendit.
Opozita argumentoi se fshehja e detyrimeve te papaguara eshte fshehja e nivelit real te deficitit. Rritja e ketyre mospagesave ka demtuar rende aftesine likuiduese te kompanive private duke perkeqesuar kredite e pakthyera ne banka cka ka sjelle rritjen e provigjoneve te tyre. Kjo ka sjelle gjithashtu rritje te kostove te kredive rritje te veshtiresive per te marre kredi renie te ritmeve te kreditimit te sektorit privat perkeqesim te rritjes ekonomike ne vend.
Momenti i trete i diskutimeve tona ku dallojme qartesisht nga maxhoranca eshte rreth nivelit te deficitit borxhit dhe kostos se tyre. Opozita ka argumentuar se rritja ekonomike me nivele te larta borxhi eshte model ekonomik qe demton rritjen ekonomike eshte model ekonomik qe perkeqeson sfidat sociale te vendit.
Ne kemi argumentuar qe konsolidimi fiskal ulja e deficitit borxhit dhe kostos se tyre rrit hapesirat per paketa fiskale ne periudha te veshtira te rritjes ekonomike.
Ne serish argumentojme se buxheti i vitit 2011 duhet te jete buxhet i konsolidimit fiskal. Mbi kete objektiv themelor ne kemi paraqitur propozime konkrete per nje buxhet alternativ per vitin 2011.
Se pari qe buxheti i vitit 2011 te jete buxheti i konsolidimit fiskal. Kjo behet e domosdoshme pasi dy vitet e fundit kemi renie te konsiderueshme te rritjes ekonomike kemi rritje te niveleve te deficitit borxhit publik dhe kostos se financimit te tij. Njekohesisht ne vleresojme qe politikat buxhetore per konsolidimin fiskal duhet te fillojne pa vonese mbajme parasysh edhe rekomandimet/kerkesat publike edhe te institucioneve financiare per te ulur nivelin e deficitit per te ulur borxhin publik dhe per te lehtesuar koston e financimit te ekonomise.
Ne kete kontekst ne propozojme uljen e deficitit buxhetor ne 2.5 nga 3.5 qe eshte varianti i derguar nga qeveria.
Duke ndjekur diskutimet e eksperteve per paketat e konsolidimit fiskal ne shume vende te tjera ne sugjerojme qe ulja e deficitit te vije 67 nga ulja e shpenzimeve buxhetore dhe 33 te arrihet nga rritja e te ardhurave buxhetore.
Se dyti buxheti i vitit 2011 duhet te jete realist. Ne kete kontekst ne propozojme te rillogaritet treguesi i PBB duke pasur si rritje ekonomike jo nivelin 5.5 ne te cilen bazohet drafti i qeverise por te llogaritet mbi nje rritje ekonomike 4.5 e cila eshte me afer nje opsioni realist per vitin 2011.
Se treti buxheti i vitit 2011 duhet te jete sa me kredibel duhet te pasqyroje efektet e ligjeve fiskale te ndermarra gjate vitit 2010 qe krijojne te ardhura buxhetore ne rritje gjate vitit 2011 dhe te cilat duhet te perfshihen drejtperdrejte qartesisht dhe te sakta ne te ardhurat buxhetore.
Se katerti buxheti i vitit 2011 duhet te ruhet nga tendencat populiste elektorale te cilat konstatohen ne fshehjen e te ardhurave per rreth 5.2 miliarde leke konstatohen ne copezimin e investimeve publike dhe njekohesisht ne kembenguljen per te mos reduktuar deficitin buxhetor te vitit 2011 edhe pas kerkesave publike te FMN-se BE dhe Bankes se Shqiperise. Propozimet alternative per buxhetin 2011

Te rivleresohet rritja ekonomike ne vend per ta bere buxhetin sa me realist nga 55 ne 4.5 te PBB-se
Te reduktohet deficiti buxhetor nga 35 ne 25 ose 3 e PBB-se
Ulja e deficitit buxhetor te perballohet nga
-50 nga ulja e shpenzimeve operative
-17 nga ulja e investime
-33 nga rritja e te ardhurave

Te rriten te ardhurat nga privatizimi ne masen 4 miliarde leke nga shitja e licences se 3G
Keto te ardhura mund te perdoren ne disa opsione
-100 per ulje te deficitit nga 3.5 ne 2.5 ose
-50 per ulje te deficitit dhe
-50 per investime te gjitha ne arsim e shendetesi ne arsim te perfshihet fillimi i kampusit te Universitetit te Tiranes

Te rriten te ardhurat me 12 miliarde leke nga rritja e akcizes se cigareve te cilat te perdoren
-Ne ulje te deficitit buxhetor
-Ne rritjen e rimbursimit nga TVSH. Kjo rrit mundesine qe kompanite private te shlyejne kredite e keqija ndihmon bankat te ulin perqindjen e kredive te keqija te rrisin kreditimin e biznesit duke ulur edhe kostot e kreditimit te konsumatorit dhe investitorit privat.

Te kompensohet buxheti i pushtetit vendor me 23 miliarde leke ne menyre te drejtperdrejte me nje ze te vecante humbja e te ardhurave nga tatimi biznesit te vogel per shkak te ligjit per kasat
Te vendosen kritere te qarta per financimin e investimeve publike duke synuar qe afati maksimal te jete 3 vjet.
Investimet publike te financohen cdo vit me jo me pak se 33 te vleres se tyre totale.
Efektet e propozimeve ne ligjin e buxhetit 2011
Deficiti buxhetor te ulet ne 25 ose 33 miliarde leke pra kemi reduktim me 137 mild leke.
-Deficiti buxhetor 3 te PBB-se eshte 396 mild leke ose 71 miliarde leke me pak.
-Ulja e deficitit ne 25 ose 137 miliarde leke me pak duhet te perballohet nga
-50 nga shkurtimi i shpenzimeve operative ose 68 miliarde leke me pak
-17 nga shkurtimi i investimeve jo ne arsim dhe shendetesi ose 23 mild leke me pak
-33 nga rritja e te ardhurave ose 46 mild leke me shume
-Ulja e deficitit ne nivelin 3 kerkon shkurtim te tij me 71 miliarde leke
-50 nga shkurtimi i shpenzimeve operative ose 36 miliarde leke
-17 nga shkurtimi i investimeve jo ne arsim dhe shendetesi - 13 mild leke
-33 nga rritja e te ardhurave ose - 22 mild leke

Sa eshte pesha e faktoreve te reduktimit te deficitit ne opsionin e 25 dhe 3 te PBB-se
Shkurtimi shpenzimeve operative -25 ose 12 e totalit te tyre
Shkurtimi i investimeve publike te brendshme -54 ose 28
Rritja e te ardhurave tatimore 24 ose 07

Sa eshte pesha e shkurtimeve ne raport me PBB-ne e ekonomise sone
-Shkurtimi shpenzimeve operative -052 ose 027
-Shkurtimi i investimeve publike te brendshme -018 ose 009
-Rritja e te ardhurave tatimore 034 ose 017

Arben Malaj / Andis Harasani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›