Arme falas per Afganistanin
Dy vjet pas deklarates se Kryeministrit Berisha qe Shqiperia ka derguar arme ne Afganistan Tirana zyrtare publikon nje vendim te marre diten e djeshme i cili ka per qellim te ndihmoje koalicionin nderkombetar kunder terrorizmit. Ne mbledhjen e zhvilluar ne Keshillin e Ministrave eshte miratuar nje vendim i propozuar nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami per ti dhene Policise Kombetare afgane 30
mije automatike dhe 50 milion fisheke. Ne vendimin e qeverise saktesohet fakti qe kjo sasi armatimi jepet falas. Me propozimin e ministrit te Mbrojtjes Keshilli i Ministrave vendosi dhenien pa shperblim te 30 000 tridhjete mije automatikeve 7.62 mm model 56 dhe te 50 000 000 pesedhjete milione fishekeve 7.62 mm model 56 qeverise afgane per Policine Kombetare afgane si kontribut i Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ne kuader te perpjekjeve te koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit thuhet ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave. Me zbatimin e vendimit i cili hyn ne fuqi menjehere eshte ngarkuar Ministria e Mbrojtjes.
Berisha
Me shume se dy vjet me pare Kryeministri Sali Berisha beri nje deklarate te forte ku pohoi se Shqiperia ka derguar arme ne Afganistan. Ne nje interviste per gazeten italiane Corriere della Sera kreu i ekzekutivit tha se per kete qellim ai ka folur ne telefon edhe me presidentin afgan. I pyetur nga gazetari per trafikun e armeve dhe lidhjen me Gerdecin kreu i qeverise tha se as une as familja ime nuk jemi perfshire ne kete ceshtje. Kjo gazete e madhe ka perdorur pergjimet e mafiozeve. Times i referohet nje furnizimi arsenali te Pentagonit. Shqiptaret nuk kane te bejne me kete. Ne kemi qene te paret qe kemi bllokuar kontraten per shitjen e armeve ne Afganistan. Kur kam vene re se cmimi i armeve qe i shiteshin afganeve dyfishohej i kam telefonuar presidentit Karzai dhe i kam thene se te gjitha armet qe i nevojiten mund ti kete falas. Kete e kam bere gjate luftes ne Ballkan me vendet mike. Por pas insistimit te gazetarit se kujt i jepeshin ato arme kryeministri u pergjigj shte nje histori e vjeter me mire ta leme. Por e kam bere. Kemi male te tere me municione. Pervec kesaj sasie armatimesh qeveria shqiptare eshte angazhuar disa here per te rritur numrin e trupave te saj ne Afganistan. Shqiperia nuk terhiqet nga Afganistani. Atje eshte se bashku me Aleancen dhe do te qendroje per sa kohe te jete nevoja. Perkundrazi Shqiperia do te shqyrtoje qe gjate viteve qe vijne te mund te rrise dhe kontributin e saj civil ne kete vend i cili ka nje rendesi te jashtezakonshme per paqen stabilitetin ne bote dhe luften kunder terrorizmit tha Berisha pak dite me pare.
Armet nga Gerdeci
Dy vjet me pare pak jave pasi Shqiperia do te merrte ftesen per anetaresim ne NATO u zbulua se ne Gerdec paralelisht me demontimin e municioneve te panevojshme behej edhe paketimi i armeve qe nepermjet nje kompanie amerikane te kontraktuar nga Pentagoni dergoheshin ne Afganistan. Kompania amerikane AEY kishte nje marreveshje me Pentagonin per nje shume prej 400 milion USD per te furnizuar me arme Afganistanin. Ne Tirane behej ripaketimi i plumbave qe ndodheshin ne kuti metalike kineze. AEY punoi fillimisht me nje kompani shqiptare dhe me pas sipas drejtuesit te saj Efraim Diveroli iu be presion per te punuar me nje kompani tjeter te Mihal Delijorgjit.
ADI SHKEMBI