E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, prishi rendin publik, proçedim penal ndaj 48-vjeçarit

Sot rreth orës 00:30 te mesnatës policia filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Ilia Kosturi,48 vjec, banues në lagjen nr 3 Pogradec. Proçedimi ndaj Kosturit u bë pasi shërbimet e policisë konstatuan se tek vendi i quajtur lokal "1 Maji", në lagjen nr 1 Pogradec, ky shtetas ka prishur rendin dhe qetësinë publike .

Gjatë kontrollit të ushtruar i`u gjet dhe i`u bllokua në cilësinë e provës një armë e ftohtë (thike), pa leje, të cilën e mbante me vete.Veprat penale të konsumuara janë "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prishje e qetësisë publike" .

Nndërkohë materialet hetimore për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›