E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Bashkepunim mes forcave politike per te luftuar korrupsionin

Llalla Ndryshimet ne ligj jane penguar nga mosfunksionimi normal i Kuvendit Kreu i ILDKP-se Duhet te shmanget interesi privat ne vendimet publike

Forcat politike duhet te bashkepunojne ngushte me njera-tjetren per te arritur rezultate ne luften kunder korrupsionit. Kjo keshille u dha dje per pushtetaret vendore nga zevendesambasadori i OSBE-se ne Tirane Dan Radford. Gjate nje tryeze te perbashket te organizuar nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive me keshilltaret bashkiake ai theksoi se cdo zyrtar i pushtetit lokal apo qendror duket ta ktheje kete lufte ne nje angazhim personal. Ai shtoi se korrupsioni mbetet nje problem qe kerkon zgjidhje. Ndersa kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla sqaroi se ka gati dy vite qe jane bere propozime per mendime perkatese ne ligj por mosfunksionimi normal i Kuvendit ka penguar miratimin e tyre. Ai shprehu gatishmerine per te bashkepunuar me keshilltaret bashkiake. Tryeza per parandalimin e konfliktit te interesave ne qeverisjen vendore pati diskutime nga keshilltaret e dy forcave politike lidhur me ligjin si dhe rastet e mundshme te konfliktit te interesave ne bashki si dhe mundesine e zgjidhjes se tyre.

Tryeza e rrumbullaket

Te gjitha perpjekjet do kene suksese nese te gjithe zyrtaret ata politik dhe ata te zgjedhur ne nivele lokale e qendrore marrin nje angazhim personal per ta zhdukur me rrenje korrupsionin. Mund ta beni kete vetem nese te gjitha partite politike pavaresisht bindjeve politike punojne se bashku prandaj e shoh shume pozitive qe kemi shume pjesemarres ketu - theksoi dje zevendesambasadori i OSBE-se ne Tirane Dan Radford ne nje tryeze te rrumbullaket te organizuar nga ILDKP me keshilltaret bashkiake te kryeqytetit. I pranishem ne kete takim zevendesambasadori vleresoi bashkepunimin me ILDKP-ne por theksoi se duhet te bashkepunim dhe pune e vazhdueshme per te luftuar korrupsionin. Megjithese vuri ne dukje masat kunder korrupsionit te marra nga institucionet kombetare ne nivele te ndryshme Radford shtoi Angazhimi i tyre per te luftuar korrupsionin nuk pasohet gjithmone nga nje zbatim konsistent i legjislacionit ekzistues dhe kjo vlen per qeverite me radhe njera pas tjetres. Sic tregojne dhe shume raporte kombetare dhe nderkombetare korrupsioni mbizoteron ne shume sektore dhe mbetet nje problem serioz per shoqerine shqiptare. Radford theksoi se integriteti i te zgjedhurve vendore eshte shume i rendesishem per te ndertuar besimin e qytetari tek institucionet. Ju ftoj qe ju te ushtroni cdo ndikim te mundshem per te promovuar nje klime bashkepunimi mirekuptimi integriteti dhe besimi ne keshillin bashkiak te Tiranes. E theksoj kete nje klime bashkepunimi mirekuptimi integriteti dhe besimi ne keshillin bashkiak te Tiranes. Une besoj se qytetaret e Tiranes nuk presin me pak se kaq. Jam ne pritje te kontributeve tuaja per qeverisje me te mire ne bashkine e Tiranes - beri thirrje ai. Ndersa kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla theksoi rendesine e njohjes dhe zbatimit ne praktike te dispozitave ligjore per parandalimin e konfliktit te interesit si nje hap shume i rendesishem ne luften kunder korrupsionit. Pavaresisht perkatesive politike te gjithsecilit prej jush lufta kunder korrupsionit eshte nje ceshtje qe na perket te gjitheve. Dhe kjo lufte nis pikerisht ne zbatimin e standardeve ligjore per shmangien e interesit privat ne vendimet publike - u shpreh Llalla. Gjithashtu Inspektori i Pergjithshem shprehu bindjen se nese anetaret e Keshillit Bashkiak te Tiranes do te jene te paret qe do te veproni ne baze te standardeve me te mira te kerkuara nga partneret evropiane ky do te ishte nje sinjal shume i forte pozitiv per te gjithe drejtuesit dhe vendimmarresit e pushtetit lokal ne Shqiperi. Lidhur me propozimet e keshilltarit socialist Eridjan Salianji per te revizor konfliktin e interesit per bashkejetuesit apo kuneterit e zyrtareve Llalla tha se ndryshimet jane propozuar tashme prej dy vitesh por nuk jane miratuar. Nga kjo tryeze duhet te dalim dhe ne propozime se ne ligjin e dime. ILDKP madje te marre iniciative se ka shume kuneter e bashkejetues qe futin hundet ne punet publike - tha Salianji. Por Llalla sqaroi Ne prej rreth dy vjetesh kemi paraqitur kerkesen tone per amendim te ligjit gje e cila ende nuk eshte realizuar per shkaqe qe i kemi bere disa here publike edhe per mosfunksionimin normal te Kuvendit. Ai sqaroi se jane bere propozime konkrete per detyrimin qe duhet te kene personat e lidhur me zyrtare te ndryshem per deklarimin e pasurise. Eumlshte kerkuar dhe ashpersimi i penaliteteve dhe masave penale ne rastet kur konstatohet shkelje.

Fshehja e pasurise kreu i ILDKP-se 100 zyrtare nen hetim

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nen hetim rreth 100 zyrtare per fshehjen e pasurise. Momentalisht kemi ne proces hetimi rreth 100 raste te zyrtareve te ndryshem perfshi edhe zyrtare te larte. Por kryesisht keta zyrtare jane kryesisht ne radhet e sistemit gjyqesor prokurorise tatimeve dhe doganave. Ne bejme kontrolle qe per institucionin tone jane normale per fshehje pasurie dhe konflikti interesi - deklaroi dje kreu i ILDKP-se Adriatik Llalla.

PS Komision prane Keshillit te Bashkise per te penguar konfliktin e interesit

Ndryshimet ne ligj por edhe ngritja e strukturave te reja per te luftuar korrupsionin ishin disa nga propozimet e keshilltareve bashkiake te diskutuara dje ne tryezen e rrumbullaket te organizuar nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive. Keshilltaret duke u njohur me zgjidhjen qe ofrohej nga ILDKP-ja ne raste kur ne tenderat bashkiake mund te perfshiheshin familjare te anetareve te keshillit dolen kunder zgjidhjes qe jep ligji sot per perjashtimet kategorike nga kjo gare. Askush nuk ka te drejte te ndaloje askend qe ne ekonomine e tregut te konkurroje per nje vend pune per nje fitim tenderi aktivitet tregtar. Pse duhet te kondicionohet - theksoi keshilltari bashkiak Murat Basha. Por per inspektorin Flori Karaj ligji por edhe trajtesa e bere nga Gjykata Kushtetuese ne vendimin 30 te vitit 2006 parashikon qarte se nese nje familjar qe mund te jete vajza e anetarit te keshillit bashkeshorti i saj apo vjehrra e ketij anetari kerkon te marre pjese ne nje tender te bashkise ai perjashtohet kategorikisht per shkak te konflikti te interesit. Ne kete rast nuk preket e drejta themelore lejohet te ushtroje veprimtarine si biznes i lejohet ne cdo tender pervecse te fondeve te bashkise meqenese kemi te bejme me nje te zgjedhur ne kete bashki - tha ai nderkohe qe keshilltari socialist Ardrin Dalipi propozoi ngritjen e nje komisioni prane Keshillit Bashkiak per te evidentuar rastet e konflikteve te interesit. Ndoshta do ishte mire te merrej ne konsiderate qe prane Keshillit Bashkiak te Tiranes te funksiononte nje komision qe te adresonte rastet kur paraqiten konflikte interesash. Spektri eshte shume i gjere. Por une mendoj se nje komision per verifikimin e konfliktit te interesave ne lidhje me vendimmarrjet e Keshillit Bashkiak ne ato raste kur gjykohet qe prekte ligjit do te shprehte nje vullnet te te gjitheve ne per te qene bashke ne luften kunder korrupsionit - theksoi Dalipi. Por republikani Maksim Begeja e konsideroi si jo te drejte kete sugjerim duke pohuar se ne kete menyre do te cenoheshin kompetencat e ILDKP-se. Une personalisht e shoh si nje problem qe krijon nderhyrje ne kompetencat e ILDKP-se. Eumlshte nje inspektorat qe ka gjithe kompetencat ligjore per te pare cdo verim tonin apo te keshillit. E njejta gje eshte dhe per verejtjet per struktura brenda apo jashte baskise - tha ai duke i konsideruar keto si ceshtje qe duhet te diskutoheshin ne Keshillin Bashkiak. Nderkohe qe Llalla e mirepriti propozimin e zotit Dalipi. Vertet gjykoj se prane Keshillit Bashkiak eshte e mundur per tu ngritur nje komision i tille parandalues. Ekzistojne te gjitha mundesite dhe me bashkepunim dypalesh mendoj se eshte plotesisht e mundur - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›