Buxheti 2012, Berisha: Ofron stabilitet ekonomik, opozita ta votojë për shqiptarët
TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi mbrëmjen e sotme buxhetin e vitit 2012, i cili do i shkojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas kyeministrit Sali Berisha, i cili e etiketoi buxhetin si më të madhin në histori, ai do të garantojë stabilitetin makro ekonomik në vend, si përparësi në kohën e një krize, ndoshta më të rëndën në historinë e Europës.
"Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i viti 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makro ekonomik. Pra sic jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të deficiteti buxhetor, por vetëm ulje të tij. Kemi vendosur ta përqëndrojmë ne objektin më madhor rritja e pagave dhe pensioneve. Vitin e ardhshëm do jemi një ndër vendet më të pakta që rrisin rrogat , pensionet dhe ndihmën ekonomike”,- u shpreh Berisha.
Duke theksuar se qeveria shqiptare është një ndër të paktat që vitin e ardhshëm do të rrisë pagat dhe pensionet, kreu i ekzekutivit tha se zemra e dhimbsur është dhe do mbetet zemra e vërtetë e kësaj qeverije, ndërkohë i bëri thirrje opozitës që të votojë këtë nismë për familjet shqiptare që kanë më shumë nevojë.
“Ne rezultojmë në pozicionin e 17-të në botë në raportin rroga-produktivitet. Viti 2012 nuk është një vit elektoral, nuk e bëjmë për qëllime elektorale, sic është përpjekur opozita të cilësojë politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve.Uroj që të biem dakord në Parlament dhe kësaj radhe pasi kanë votuar për vite kundër tyre ta bëjnë zemrën gur dhe të votojnë për këtë rritje, sepse pensionistët shqiptarë, punonjësit e administratës dhe familjet e tyre kanë nevojë për të ardhura. Ta recitojnë këngën e orizit çdo seancë parlamentare, do kish qenë shumë më e dobishme të votojnë rritjen e rrogave dhe pensioneve që kemi dërguar në parlament për çdo buxhet”,- nënvizoi Berisha.
Kryeministri Berisha nënvizoi se themeli i buxhetit të viti 2012 do përqëndrohet në tri drejtime kryesore dhe madhore të qeverisë, pagat dhe pensionet, infrastruktura dhe dixhitalizimi i Shqipërisë.
(e.m/BalkanWeb)