Korçë, pagëzime masive në emër të Vorio-Epirit
KORCE- Vetëm pak kohë pas largimit të konsullit grek nga Korça, i cili do të mbahet mend gjatë për deklaratat e tij të forta pro greke, një tjetër shoqatë ekstremiste zbarkon në Korçë, këtë herë duke kryer fushata pagëzimi në fshatrat e këtij qyteti. Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare.
SFEVA, vetëm pak ditë më parë ka iniciuar dhe sponsorizuar pagëzimin e 19 personave nga fshati Polenë i Korçës si dhe 8 martesa.
Në të gjitha rastet, kanë qenë përfaqësuesit e SFEVA-s ata që kanë drejtuar proceset e pagëzimit dhe kanë financuar të gjitha shpenzimet. Në faqen e saj zyrtare, kjo shoqatë bën të ditur se do të vijojë të sponsorizojë pagëzimet për të gjithë ata pjesëtarë të komunitetit Vorio-Epirot të cilët, për një arsye apo një tjetër, nuk janë pagëzuar deri më tani. Referuar gjithnjë njoftimit të vet SFEVA-s, procesi i pagëzimit është zhvilluar në Katedralen e Korçës.
Çfarë është SFEVA?
Në faqen zyrtare www.sfeva.gr, shpjegohen qëllimet e kësaj shoqate. Atje thuhet se "Komiteti Koordinues Studentor për të Drejtat e Epirit të Veriut (SFEVA) u themelua në 1982 nga studentët dhe shkencëtarët e rinj me besim në ortodoksinë dhe Greqinë. Ata u indinjuan thellë nga tragjedia e helenizmit të Epirit të Veriut dhe u frymëzuan nga lufta e mitropolitit të Mitropolisë së Shenjtë të Konuicës, Sevastianos, i cili zgjoi helenizmi në një kohë kur çështja e Epirit të Veriut ishte e harruar nga grekët dhe kur brezat e rinj injoruan edhe vetë ekzistencën e Epirit të Veriut. Qëllim i këtij Komiteti është promovimi i çështjes së Epirit të Veriut në çdo mënyrë të mundshme, objektivi i informimit të publikut dhe asistencë në disa mënyra të helenizmit për të bërë të munduar jetesë dhe lulëzimin në Epirin e Veriut".
(Lexoni shkrimin e plotë në Gazeta Shqiptare)
(m.a/BalkanWeb)