Buxheti 2012, Shehu: S'planifikuam krizën në Eurozonë. Kodheli: Atëherë, largohuni!
TIRANË-Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë po diskutohet me debate projekt buxheti për vitin 2012. Shkak, është bërë cështja e borxhit publik.
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka akuzuar qeverinë se në hartimin e buxhetit nuk po respektohet objektivi për uljen e borxhit. Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka deklaruar se nuk mund të planfikohej dot kriza në Eurozonë, deklarate e cila ka sjellë reagimin sërish e PS.
“Duhet te largoheni nëse nuk arrini të bëni planifikime” është shprehur deputetja e PS, Kodheli.
Po, sot në komision nga zyrtare të Ministrisë së Financave është bërë e ditur dhe shifra 500 milion lekëve që do përdoren nga buxheti i 2012 per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar.
Pas diskutimit e miratimit në komisionet e përhershme parlamentare, buxheti i vitit 2012 do të shqyrtohet në seancë plenare në parim në datë 25 Nëntor, ndërsa nen për nen do të diskutohet në datë 5 dhjetor 2011.
Sipas qeverisë “ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i viti 2012 është hartuar nga Ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makro ekonomik. Qeveria zotohet se nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të defiçitit buxhetor, por vetëm ulje të tij.
Ndërkohë buxheti sipas qeverisë parashikon si objekt madhor rritjen e pagave dhe pensioneve.
(d.b/News24/BalkanWeb)