E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, arrestohet hungarezi për evazion fiskal e pastrim parash

VLORË- Policia e Vlorës ka bërë të mundur sot arrestimin e një shtetasi hungarez, i cili akuzohet për evazion fiskal e pastrim parash. Shtetasi Laszlo Vincze ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet hungareze, që prej vitit 2010.

“Rreth orës 22:00 nga ana e Sektorit Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “ËANTED” si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit hungarez: Laszlo Vincze, vjec 55, lindur në Szekszard Hungari, me shtetesi dhe kombesi hungareze dhe banues në Vlorë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Mësohet se ai kishte leje qendrimi në vendin tonë dhe jetonte në Vlorë prej dy vitesh, ku edhe kishte ngritur një firmë fantazmë marketingu, të cilën, sipas dyshimeve të policië, e ka përdorur për pastrimin e parave.

"Laszlo Vincze ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi ku kishte krijuar firmën e vet “ELVIS L&M” sh.p.k e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash. Për këtë arsye nga ana e Seksionit të Pastrimit të Parave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë për këtë shtetas më datë 29.09.2011 ka filluar procedimi penal për veprën penale “Pastrimi i parave”

Në momentin e ar´restimit, sic deklarojnë blutë e qytetit bregdetar, hungarezit i janë sekuestruar 16 vula të kompanive të ndryshme që operojnë në Shipëri, një armë gjahu teke me leje të organeve kopetente, një automjet fuoristrad i markës CHEVROLET”, një sërë faturash të ndryshme transaksioneve bankare, si dhe dokumenta të ndryshme të cilat dyshohet se i shërbenin këtij shtetas për kryerje aktiviteti të paligjshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›