‘Gërdeci’, sot avokatët përballë prokurorisë
TIRANE-Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë pritet të zhvillojë sot seancën gjyqësore ndaj 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit. Pas përfundimit të leximit të 500 faqeve pretencë nga ana e katër prokurorëve, 21 avokatët që përfaqësojnë të pandehurit pritet të paraqesin sot mbrojtjen përballë prokurorisë.
Në seancën e kaluar gjykata u la dy javë kohë avokatëve për të formuluar mbrojtjen e tyre përballë akuzave të prokurorëve, afat ky i përcaktuar në ligj.
Por, nga ana tjetër avokatët e katër të pandehurve të arrestuar kanë kërkuar 2 muaj kohë për të përgatitur mbrojtjen e tyre. E duke bërë një llogaritje të thjeshtë nga 2 javë kohë të lëna për secilin avokat, gjyqi i tragjedisë së Gërdecit nuk merr fund dhe nuk jepet vendimi brenda vitit 2011.
Kalvari i proceseve gjyqësore duket se nuk do të përfundojë vetëm me Gjykatën e Tiranës, pasi nëse duhet të ekzekutohen vendimet për dënimin e 29 të pandehurve duket se të pandehurit do të apelojnë dhe më pas do të pritet vendimi nga Gjykata e Apelit.
Kështu që pas përfundimit të dhënë nga gjykata e Tiranës, atëherë kjo çështje kërkon maksimumi 6 muaj për të vijuar më pas në Apel, duke përfshirë këtu edhe kohën që shyhen seancat për mungesë të palëve, e të gjithë kjo kohë duket se do të rendis gjyqin për tragjedinë e Gërdecit si një ndër gjyqet me të gjatë në drejtësinë shqiptare.
Për tragjedine e rende te Gërdecit te akuzuar jane 29 persona por asnjë prej tyre nuk do dëgjoje masen e dënimit brenda kafazit te hekurt. Katër të akuzuarit kryesore mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilesuese Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari gjykohen në gjendje të lirë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Mes te akuzuarve eshte dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha se bashku me 5 ish -funksionare të lartë të shtabit. Mes te akuzuarve jane dhe ish-zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndaj tyre rëndojne akuza te ndryshme si shpërdorim detyre falsifikim dokumentash etj
Dosja ‘Gerdeci’ është regjistruar në gjykatën e Tiranës në 11 Qershor të 2009 dhe deri sot janë zhvilluar mbi 150 seanca gjyqësore.
Tragjedia e rëndë më 15 mars 2008 ndodhi në një fabrikë të demontimit të m,unicioneve, 15 km larg nga Tirana. Shpërthimi i fuqishëm i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosën dhe qindra godina të banorëve dhe bizneseve u dëmtuan.
(d.b/BalkanWeb)