E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu-Samaras, pritet sot emri i kryeministrit të ri

Greqi- Kryeministri grek Papandreu, gjatë takimit me presidentin Papulias dhe me kryetarin e opozites Samaras, ranë dakort për krijimin e qeverisë së re të unitëtit kombetar, gjë e cila do ta çojë shumë shpejt Greqinë në zgjedhje të reja. Papandreu u shpreh se do të japë dorëheqjen e tij, në mënyrë që të krijohet qeveria e re. Gjatë deklaratës së tij Papandreu theksoi se qeveria do të jetë e përkohshme derisa të mbahen zgjedhjet e reja në vend.

Kryeministri aktual grek do të takohet sërish sot me kreun e opozitës Samaras, për të rënë dakort se kush do të jetë kryeministri i ri, po ashtu edhe për pjesëtarët që do të formojnë kabinetin qeveritar.

Sipas analistëve grek emri më i lakuar për kreun e qeverisë së unitetit kombëtar është ai i Lukas Papadhimos, ish zv/president i BQE. Ndër detyrat kryesore dhe imediate të qeverisë së re të përkohshme do të jetë kësti i gjatë për Greqinë, dhe ratifikimi i marrëveshjes për ndihmë nga Bashkimi Europian. Duke iu referuar mediave greke, mendohet se në qeverinë e re do të marrin pjesë përveç socialistëve edhe konservatorët, Partia Ultranacionaliste, Aleanca Demokratike. Ndërkohë kanë refuzuar të marrin pjesë Partia Komuniste, Radikale dhe Demokracia e Majtë. Qeveria e unitetit kombëtar do të jetë e dyta e këtij lloji për Greqinë në 20 vitet e fundit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Qeveria Papandreu, pritet votëbesimi në parlament
  2. Votëbesohet Papandreu, stabilitet në eurozonë
  3. Mediat greke: Papandreu do te rrezohet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›