E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës: Adoleshentët hajdutët më të mëdhenj

Tiranë- Shefi i sektorit kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës, Harri Gogos deklaron se adoleshentët 16-22 vjeç janë kontigjenti i cili realizojn vjedhje me anë të dhunës.

Sipas Gogos shënjestër e tyre janë subjektet të cilat qarkullojnë sasi të medha parash, siç janë dyqanet e argjendarive, subjektet e këmbimit të monedhave dhe sidomos bankat.

Ndërkohë shtimi i vjedhjeve në rrugë, si çanta, celularë, varëse kryhet zakonisht nga perdoruesit e lëndëve narkotike, të cilët nuk maskohen, dhe largohen me shpejtësi sapo kryejnë vepren penale.

Sipas policisë moshat 23-25 vjeç, janë ato të cilët realizojnë vjedhjet me armët. Duke përdorur edhe formën e maskimit, për të mos u identifikuar.

Psikologët shkruajnë se edhe pse mund ta dijë shumë mirë se është diçka e gabuar, një adoleshent mund të vjedhë, madje edhe në mënyrë të përsëritur. Arsyet pse adoleshentët mund të vjedhin janë të shumta. Ata mund të vjedhin sepse duan të bëjnë përshtypje të mirë të shokët e tyre, sidomos nëse ndihen të përjashtuar.

Si pasojë, vjedhin për të rënë në sy dhe për t’u bërë pjesë e grupit, pra në një farë mënyrë për të “blerë” shoqërinë në shkëmbim të sendeve apo parave të vjedhura. Për t’i bërë qejfin të dashures ose për të larguar merzinë që shkaktohet nga kushtet e keqia ekonomike në familje.

Gjithësesi shoqeria duhet të merret seriozisht me edukimin e kësaj grupmoshe, e cila po shkakton një numër të lartë krimesh në vend.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Krimi kibernetik, hajdutët më të avancuar se policia
  2. Raporti i “TI”: Kompanitë ruse dhe kineze, korruptuesit më të mëdhenj
  3. Pusetat vrimat e zeza të Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›