Buxheti 2012, rikthehet debati PD-PS në Kuvend
05/12/2011 Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot në seancë plenare
Buxheti i ndryshuar për vitin e ardhshëm pritet të miratohet vetëm me votat e mazhorancës
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 9:00 në seancë plenare për shqyrtimin nen për nen të projektbuxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm. Në ndryshim nga miratimi në parim në seancën-maratonë të 25 nëntorit, seanca e sotme pritet të jetë më e shkurtër për shkak të angazhimit të kryeparlamentares Topalli, e cila do të niset sot për një vizitë pune jashtë vendit. Javën e kaluar projektbuxheti për 2012-n është shqyrtuar nen për nen në të gjitha komisionet parlamentare. Deputetët në komisione zhvilluan seanca dëgjimore edhe me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, kushtetuese dhe të pavarura. Pas shqyrtimit të kërkesave nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve, deputetët e Kuvendit hartuan një raport me disa ndryshime në buxhetin 2012 për institucionet e pavarura që mbikëqyren nga komisionet përkatëse. Në bazë të raportit të përgatitur nga deputeti i mazhorancës Fatos Hoxha, disa institucione të pavarura kanë përfituar shtesë fondesh në buxhetin e tyre. Pas miratimit të tij në Komisionin e Ligjeve, raporti iu dorëzua Komisionit të Ekonomisë për miratim. Konkretisht, sipas raportit që i është përcjell Komisionit të Ekonomisë, është kërkuar shtimi i disa fondeve në buxhetin e vitit 2012 për Gjykatën Kushtetuese, Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Shkollën e Magjistraturës dhe Komisionerit për të Dhënat Personale. Raporti parashikon një sërë ndryshimesh në propozimet fillestare të ardhura nga qeveria për këto institucione. Ndërsa të shtunën Komisioni i Ekonomisë, në cilësinë e komisionit përgjegjës, miratoi nen për nen vetëm me votat e mazhorancës ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit, të cilin ia përcolli për miratim Kuvendit për në seancën e sotme. Opozita, ashtu si dhe me votimin në parim në Kuvend, është deklaruar kundër. Sipas tyre, drafti nuk është realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik të vendit mbi tavanin e vendosur prej 60% të PBB-së. Në buxhetin e saj qeveria parashikon që totali i të ardhurave që do të mblidhen për vitin 2012 të shënojë një rritje prej 8 për qind, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 për qind të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliardë lekë. Të ardhurat nga fondet speciale do të kenë një ritëm rritje me 5.6 për qind. Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një deficit jo më shumë se 3 për qind, ose 397 miliardë lekë, që përbëjnë 28.5 për qind e PBB-së.
Kodi Rrugor
Në diskutimin e sotëm parlamentar deputetët pritet të miratojnë edhe ndryshimet në projektligjin që kërkon shumicë të cilësuar votash, atë të Kodit Rrugor. Në programin e punimeve të sotme të seancës plenare nuk është përfshirë miratimi i Kodit të ri Rrugor, por ai mund të futet gjatë diskutimit të sotëm nen për nen të projektbuxhetit për 2012-n. Burime brenda Kuvendit theksuan dje për gazetën se Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese mund të thërritet në seancë të jashtëzakonshme, e cila do të zhvillohet në ambientet e parlamentit, ku do të shqyrtohen dhe amendimet e opozitës në lidhje me ndryshimet në Kodin aktual Rrugor. Komisioni nuk e zhvilloi mbledhjen e tij të radhës të premten e kaluar për shkak të angazhimit të deputetëve socialistë në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Por me vendim të Konferencës së Kryetarëve edhe seanca e javës së kaluar u shty për sot për shkak të mungesës së ligjeve të gatshme për votim. Amendimet e minutës së fundit të nënkryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, kanë bërë që as ky kod të mos ishte gati. Shalsi depozitoi rreth 50 amanedime të tjera në ligjin, i cili tashmë parashikon dyfishim të gjobave për kundërvajtësit rrugorë si dhe burg për ata që ngasin makinën në gjendje të dehur.
Pushteti gjyqësor
Komisioni i Ligjeve, për të mbështetur Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, i kërkoi Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që të miratojë në zërin e pagave kërkesën e këtij institucioni për shtesë me 15 të numrit të punonjësve, me vlerë financiare 15 milionë lekë.
Shkolla e Magjistraturës
Një shtesë fondi prej 3 milionë lekë u miratua gjatë shqyrtimit të buxhetit për Shkollën e Magjistraturës, të kërkuara për zhvillimin e trajnimeve, duke qenë se është dyfishuar numri i kandidatëve për magjistraturë.
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Komisioni i Ligjeve miratoi shtesën prej 1 milion lekë për pajisjet e kërkuara nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Prokuroria e Përgjithshme
Komisioni i Ligjeve nuk mori parasysh kërkesat e Prokurorisë së Përgjithshme për një shtesë fondi prej 77 milionë lekë. Komisioni konstatoi se qeveria i ka plotësuar kërkesat për fonde të Prokurorisë së Përgjithshme.
Avokati i Popullit
E paargumentuar u cilësua dhe kërkesa e Avokatit të Popullit për një shtesë fondi prej 3.8 milion lekësh në zërin “paga dhe sigurime shoqërore”. Komisioni i Ligjeve për këtë çështje theksoi se ka një vendim të Këshillit të Ministrave që unifikon strukturën dhe pagat e institucioneve.
Gjykata Kushtetuese
Ligjet i kërkuan Komisionit të Ekonomisë miratimin e shtesës së fondit për Gjykatën Kushtetuese, pasi Ministria e Financave pranoi të rishikonte gabimet në fondin e pagave, por dhe një shtesë fondi për 20-vjetorin e krijimit të gardianit të ligjit themelor të shtetit.
Komisioni i Shërbimit Civil
Në seancat dëgjimore mori pjesë zëvendëskryetari i KSHC-së Fatmir Tafaj, i cili kërkoi një shtesë fondi në shumën 7 milionë lekë të vjetra. Por Komisioni i Ligjeve nuk e mbështeti këtë kërkesë të këtij institucioni për zërin “transferta për individët”.
Institucionet e kënaqura
KQZ-ja, KLD-ja, ILDKP-ja, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme (sa i përket pushtetit vendor) janë shprehur të kënaqura për atë çka kanë rënë dakord me qeverinë në shpërndarjen e fondeve për këto institucione për vitin e ardhshëm.