Në sitë të gjitha supermakinat që dyshohen të vjedhura
05/12/2011 “Vjeshta 2011”, sekuestrohen 10 mjete
BERAT- Operacioni “Vjeshta 2011”, edhe tre makina të tjera të sekuestruara nga agjentët
e rrugores me drejtues komisarin Behar Caka pranë Drejtorisë të Policisë së Qarkut të Beratit, duke e çuar numrin e makinave të sekuestruara në 10 nga 7 që ishin sekuestruar 48 orë më parë. Në total 10 supermakina të kohëve të fundit, të cilat figurojnë si të vjedhura jashtë vendit, si dhe pa dokumentacion përkatës, janë bërë shënjestër e një operacioni të strukturave të policisë së Beratit. Goditja ka ardhur gjatë 72 orëve të fundit, ku në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta 2011”, punonjësit e policisë kanë bërë të mundur pas verifikimeve përkatëse, evidentimin e 10 makinave luksoze, ku deri tani janë sekuestruar ndërsa të tjerat makina luksoze janë në proces verifikimi. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga të dhëna zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Beratit. Sipas organit blu, operacioni është zhvilluar në dy ditët e fundit duke iu referuar një liste të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me automjete luksoze të dyshuara si të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri. Sipas burimeve konfidenciale nga policia, mësohet gjithashtu se automjetet, tashmë të bllokuara, ndodhen në komisariatin e policisë së Kuçovës, pasi dhe ndalimi i tyre është pikërisht në këtë qytet, por që këtyre makinave u shtohen edhe tre të tjera duke gati bllokuar në këtë rast sheshin e vogël të komisariatit të qytetit të Naftëtarëve. Ndërkohë që pronarët e këtyre automjeteve rezultojnë të jenë A. Olldashi, P. Tabaku, S. S, R. Keli, si dhe S. Manushi. Nga burime policore mësohet ndër të tjera se bëhet fjalë për automjete të tipeve të fundit si “BMW X5”, “Bissan” etj, dhe se ndalimi i këtyre të fundit është bërë gjatë kontrolleve të ushtruara me grupe kontrolli të lëvizshme brenda dy qyteteve, por edhe grupeve të ngritura në hyrje-dalje të dy qyteteve. Nga ana e saj, në bazë të hetimeve dhe verifikimeve të deritanishme të kryera mbi automjetet e sekuestruara, policia sqaron se ndër format e trafikimit rezulton ajo përmes mashtrimeve financiare si automjete të blera me kredi të marra me qira apo nëpërmjet mashtrimit me siguracionet. Pas bllokimit të 10 automjeteve në qarkun e Beratit, policia deklaroi se për të gjitha këto automjete janë kryer procedurat përkatëse ligjore dhe materialet i janë referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore për hetime të mëtejshme. Ndërsa vlen të përmendet se pas një plani masash organi blu rrugor, por dhe sektorë të tjerë të drejtorisë të policisë të këtij qarku dhe në të tre komisariatet në Kuçovë, Berat dhe Skrapar do të kalojnë në sitë të gjitha makinat e dyshuara për vjedhje apo trafikime të ndryshme. S. Gorrica