Buxheti 2012-të, Basha: Model gare për fondet bashkiake, Nikolli: Të bashkëpunojmë
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha vijoi sot konsultimet, me banorë të Njësisë Bashkiake numër 1. Basha bëri të ditur projektet që do të mbështet nga buxheti i vitit 2012, për Njësinë Bashkiake, ku ndër të tjera përfshihet sistemi i shtratit të Lanës, ndërtimi i Urës së Shkozës ndërtimi i një shkolle dhe një çerdheje.
“Do të kemi vazhdimin e sistemimit të shtratit të Lanës dhe sistemimin e rrugëve paralele, deri tek ura e Shkozës. Ndërtimi i urës së Shkozës, i cili është një premtim i imi, rikonstruksioni i rrugës “Agusht Jorgjevica”, po kështu në zonën e Shkozës, rikonstruksioni i rrugës “Pasko Hysa”, vazhdimin e rrugës “Hasan Sufa” deri tek Materniteti i Ri. Në fushën e arsimit dhe kujdesit social janë përfshirë dy objekte, ndërtimi i shkollës 9- vjeçare, në rrugën “Ali Demi” dhe çerdhja nr. 50 në rrugën ”Shemsi Aga”, tha Basha.
Në këtë takim, Basha bëri të ditur se në këtë buxhet do të hapet modeli i garës për fonde bashkiake, ku do të përfitojnë ato njësi që do të ofrojnë shërbime më të mira për komunitetin.
“Në këtë buxhet do të nisim modelin e garës, për fonde bashkiake dhe do ta përforcojmë gjatë vitit dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që minibashkia ku territori mbahet më pastër, atje ku klima ndihet më miqësore ndaj qytetarit dhe biznesit, minibashkia që bën më shumë për rininë, që nga fëmijët e vegjël dhe rinia parauniversitare, do të stimulohet me fonde dhe projekte nga Bashkia e Tiranës. Me këtë dua të them, që do të shkojmë një hap më tej për kërkesën që parashtruat dhe jo vetëm që do ta mbështesim këtë që po bëni, por do ta nxisim këtë në të gjithë territorin e Tiranës”, tha ai.
Nga ana e saj Kryetarja e Njësisë Bashkiake numër 1 Lindita Nikolli e Partisë Socialiste kërkoi mbështetjen e Bashës për ndërtimin e një qendre komunitare në këtë Njësi Bashkiake.
“Do të doja të kisha bashkëpunimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës dhe tuajin personalisht, për të ngritur një qendër komunitare për të rinjtë dhe dëshira ime është ta quajmë Qendra e Transparencës Komunitare”, tha ajo. Mësohet se ky propozim gjeti mbështetjen e Bashës.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia Tiranë: 8 mijë dhurata për vogëlushët e kryeqytetit