Pollo: Së shpejti do të çelet gara për liçencën e tretë 3G
TIRANË-Në kuadër të forumit Qeveri-Biznes-Universitete, u mbajt sot tryeza e dytë me temë: “Inovacioni përmes TIK, një mundësi për rritje të biznesit”, organizuar nga Global Opportunities Albania, Fondacioni Hans Seidel, me mbështetjen e ministrisë për Inovacionin dhe TIK.
Gjatë fjalës së hapjes, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo deklaroi se 'së shpejti ne do të fillojmë procesin për licencën e tretë për 3G, për operatorët mobilë, çka do të rrisë më shumë përdorimin e internetit, duke ulur më tej çmimet në tregun përkatës dhe duke bërë që interneti të jetë i mundshëm, jo vetëm në çdo skaj të Shqipërisë, por të jetë i përballueshëm për çdo përdorues".
Ai tha se licenca e tretë, që do të jepet në muajt janar ose shkurt, pas procesit të tenderimit që fillon këto ditë, do të kontribuojë më shumë në këtë drejtim.
Fillimi i procedurës për dhënien e licencës së tretë të 3G-së vjen pas dhënies së licencës se parë 3G në dhjetor 2010 operatorit celular Vodafone, kundrejt çmimit 31,4 milionë Euro dhe licencës së dytë 3G në tetor 2011 operatorit celular AMC kundrejt çmimit 15,1 milionë Euro.
Lidhur me aktivitetin, Pollo tha se "ky forum, i shërben thellimit të bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve të fushës së teknologjisë së informacionit".
Ai nënvizoi se prioriteti që Qeveria i ka vendosur vetes për Shqipërinë Dixhitale, është i qartë, dhe masat që ka ndërmarrë nga ana rregullatore dhe administrative, mbështetur në financime, nuk kanë qenë të pakta.
Tryeza “Inovacioni përmes TIK, një mundësi për rritje të biznesit” pati një pjesëmarrje më të gjerë të grupeve të interesit me përfaqësues nga administrata shtetërore, përfaqësues të biznesit, si dhe përfaqësues akademikë dhe universiteteve nga kjo fushë.
Temat e diskutuara gjatë tryezës ishin ndër të tjera : Qendra e trajnimeve PROTIK; Rritja e investimeve dhe eksporti ne TIK; Rendesia e bashkepunimit te biznesit me arsimin; Aspekte te bashkepunimit universitet - kompani per kerkimin shkencor; Çfare eshte QNI, sherbimet per SME-te shqiptare dhe fondi i inovacionit, etj.
Qëllimi i këtij takimi është vendosja përballë njëri-tjetrit i të gjithë aktorëve të sektorit të TIK si, akademia, biznesi, si dhe mbështetja që ofron shteti në këtë rast, në një sektor që rezulton të jetë me një potencial të madh zhvillimi.
Duke promovuar këtë lloj diskutimi, pritshmëritë janë të larta për një bashkëpunim më të frytshëm midis nevojave të biznesit, përgatitjes që ofron akademia dhe mbështetjes të këtyre iniciativave nga shteti, duke dhënë një shembull të mirë bashkëpunimi të sektorit publik dhe atij privat.
(d.b/BalkanWeb)