E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinis bora, vështiresi lëvizjeje dhe ngrica. Bllokohet Erseke-Leskovik

TIRANE-Gjate dites se sotme, pas ndërprerjes prej disa orësh janë rikthyer reshjet e dëborës në disa zona të vendit. Erërat e forta dhe të ftohta kanë shkaktuar ngrica të shumta, gjë që ka vështirësuar qarkullimin në shumë zona si në jug dhe në veri të vendit.

Në orët e vona të mbrëmjes aksi Ersekë-Leskovik u bllokuan totalisht, ndërsa policia vendosi postblloqe me qëllim ndalimin e kalimit të mjeteve deri në pastrimin e rrugës. Ndërkohë në zonë bora vijon të bjerë me intensitet prej orëve të pasdites. Borepastrueset nuk arrije te pastrojne aksin per shkak te intensitetit te reshjeve te bores. Në vende te caktuara era ka krijuar edhe trashësi më të medha debore qe kalojne gjysem metri. Në këtë rreth aktualisht po punojnë katër borëpastruese.

Ndërkohë vështirësi ka pasur në aksin rrugor Ballabana-Buzë, në Tepelenë për shkak të shembjes së një ure, ku si pasojë 4 fshatra kanë mbetur të izoluara, ndërsa është pezulluar mësimi. Problematike gjendja në Malësinë e Madhe, pasi rruga e cila të con drejt Vermoshit është e kalueshme vetëm për mjetet e mëdha, për shkak te trashësise se borës deri në 1 m.

Rruga drejt Dukagjinit dhe qafa e Tërthores mbeten të bllokuara, me dëboren qe arrin në 70 centimetra. Vështiresi kalimi për mjetet edhe në Kukës e Pukë, si pasojë e pranisë së akullit. Probleme per qarkullimin ka edhe ne disa zona në Diber.

Situata në mbrëmje u bë serioze dhe ne Qafë Thanë, ku rreth pasdites nisën reshje të dendura dëbore. Drejtoria rajonale e rrugeve hodhi skorje dhe punoi per pastrimin e rruges, por qarkullimi ne kete aks behet me veshtiresi pasi reshjet e bores nuk pushuan per disa ore me radhe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›