E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Buxheti 2023, Vasili: Mburoja sociale është një letër e bërë me vrima, shqiptarët kanë çmimet më të larta në Ballkan

Shëndetësia ka qenë në fokus të deklaratave në Kuvend të deputetit të PL-së, Petrit Vasili, gjatë fjalës së tij, lidhur me buxhetin e vitit 2023. Sipas tij, mburoja sociale, me këtë buxhet, është një letër e bërë me vrima.

“Thonë po bëjmë mrekulli me energjinë. Ka batërdisur 1 mld euro vetëm për humbje teknike. Sot shqiptarët kanë çmimin më të lartë në Ballkan. Ka resurse më të mëdha Maqedonia e Kosova, më shumë se kemi ne? thjeshtë kemi një qeveri të përgjegjshme, grabitqare dhe hajdute”- deklaroi Vasili.

Sipas tij, heronjtë e pandemisë, mjekët, në vend që të paguhen në mënyrë dinjitoze, paguhen me vetëm 6 % më shumë, ndërsa nuk ndalen PPP-të.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›