Buxheti, 45 milionë euro për energjinë e dhjetorit
Nëse CEZ Shpërndarje nuk paguan borxhin prej 55 milionë eurosh ndaj KESH-it, atëherë buxheti i shtetit është i detyruar të paguajë faturën e importit të energjisë deri në fund të vitit, e cila është 45 milionë euro”, - u shpreh drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, për emisionin e “Elit Biznes” të gazetarit Elton Meta. Këtë vit, kriza energjetike në vend nuk lidhet vetëm me nivelin e Fierzës, për faktin se tashmë me hyrjen në punë të linjës 400 kilovolt të transmetimit të energjisë me Malin e Zi, Shqipëria ka kapacitetet e mjaftueshme për importuar energji. Kështu, nëse Korporata Elektroenergjetike dhe CEZ-i kanë fonde të mjaftueshme për të blerë energjinë jashtë, konsumatorët nuk do të përjetojnë orët e gjata të kufizimeve si në fillim të kësaj dekade. Nga ana tjetër, kompanitë e energjetikës në vend janë përfshirë në debate borxhesh. KESH pretendon se nëse CEZ Shpërndarje shlyen borxhin prej 55 milionë eurosh, importi i energjisë do të ishte i sigurt deri në fund të vitit. Nga ana tjetër, CEZ pretendon se borxhi ndaj KESH-it vjen si rezultat i faturave të pashlyera të institucioneve shtetërore për energjinë e harxhuar. Rokada e borxheve përplaset në dyert e qeverisë, e cila, në kushtet e një krize ekonomike nuk mund të zgjidhë situatën. Aktualisht vendi po furnizohet rregullisht me energji elektrike, por me ndërprerje në disa zona për shkak të defekteve dhe remonteve në rrjet. Nga ana tjetër, kriza e energjisë po kalon në heshtje dhe autoritetet qeveritare që merren me administrimin e kësaj krize ende nuk kanë zbardhur planin e masave për këtë çështje.
Nga importi i energjisë në këto nivele, ekonomia e vendit dhe disa nga sektorët e saj do të ndikohen ndjeshëm. Së pari, buxheti i shtetit, në rast të shterimit të fondeve të KESH-it, do të subvencionojë ose, në rastin më të mirë do të kreditojë Korporatën sipas një precedenti të mëparshëm, me fonde, të cilat nuk janë planifikuar këtë vit. Ndërkohë që buxheti i shtetit, mjaft i reduktuar tashmë për efekt të krizës globale, e ka vështirë të gjenerojë fonde për blerjen e energjisë.
Këtë vit, kriza energjetike në vend nuk lidhet vetëm me nivelin e Fierzës, për faktin se tashmë me hyrjen në punë të linjës 400 kilovolt të transmetimit të energjisë me Malin e Zi, Shqipëria ka kapacitetet e mjaftueshme për të importuar energji. Por këtë vit mungojnë fondet për blerjen e energjisë