E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLUS, bashkë me shqiptarët për festat e nëntorit

Operatori celular PLUS, një ndër investimet më të mëdha shqiptare në vend, mbështeti një sërë aktivitetesh në Tiranë me rastin e festave të nëntorit. Ura e Vogël në zonën e ish-Bllokut ishte epiqendra e të gjithë të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës në këto ditë feste. PLUS organizoi një seri aktivitetesh kulturore dhe argëtuese, duke u dhënë mundësinë artistëve të rinj piktorë të realizojnë direkt punimet e tyre në këto ambiente. Gjithashtu, muzikantë të njohur luajtën pjesë të rrymave të ndryshme muzikore gjatë orëve të pasdites, duke mbledhur dhe emocionuar mjaft qytetarë të Tiranës, që këtë vit ishin të shumtë në numër, si pjesëmarrës në aktivitetet e festave të nëntorit. Të rinjtë patën gjithashtu mundësi të luajnë videogame të ndryshme në ekranet e mëdha ‘led’ të vendosura në ambientet e urës. Në orët e mbrëmjes, DJ të njohur të qytetit luajtën muzikë të zgjedhur bashkëkohore për të gjithë të rinjtë që zgjodhën zonën e ish-Bllokut për të festuar festën kombëtare të Pavarësisë dhe atë të Çlirimit. PLUS, investimi më i madh mbarëshqiptar në fushën e telekomunikacionit, ishte gjithashtu i pranishëm në panairin e organizuar nga lëvizja ‘Blej Shqip’, ku pjesëmarrëse ishin 40 kompani shqiptare, duke përfshirë kompani të mëdha shqiptare në fusha të ndryshme si dhe firma të ndryshme artizanale shqiptare. Qytetarët e shumtë të Tiranës që vizituan panairin e produkteve shqiptare ‘Blej Shqip’, ndaluan me mjaft interes edhe në stendën e operatorit celular PLUS, për t’u njohur me shërbimet dhe produktet më të reja dhe avantazhuese të kësaj kompanie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›