E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, Robert Kuper viziton sot Beogradin

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Kuper, pritet të zhvilojë gjatë se premtës një varg takimesh me zyrtarët në Serbi.

Vizita e tij thuhet se ka për synim rivënien e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, raundi i shtatë i të cilit u ndërpre në fund të muajit në kaluar në Bruksel.

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic, tha ditë më parë, se do ti kërkojë diplomatit evropian të shtrojë për diskutim situatën aktuale në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›