E Shtunë, 31 Tetor 2026

UT i jep Honoris Causa Mohammad Al-Kharaf

TIRANE- Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit,  Jassim Mohammad Al-Kharaf është nderuar me titullin Honoris Causa nga Univeristeti i Tiranës. Titulli iu dorëzua nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Mohammad Al-Kharaf ndodhet në Tiranë, që prej ditës së djeshme, ndërsa është takuar me kryetaren e parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli.

Kuvajti do të mbështesë projektet infrastrukturore në Shqipëri. Ne do të rrisim investimet tona në vendin tuaj. Fondi kuvajtjan do të vijojë financimet për projekte konkrete- u shpreh ai gjatë takimit me Topallin

Gjatë ditës pritet që Mohammad Al-Kharaf  të ketë takime me presidentin, Bamir Topi, kryeministrin, Sali Berisha dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Vizita e Kryetarit Jassim Mohammad Al-Kharafi është e para e këtij niveli në Shqipëri, me ftesë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›