Berisha: Prej vitesh asnjë jetë nuk ka humbur në kanalin e Otrantos

Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha, ministrin i Brendshëm Bujar Nishani dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Etore Sekui kanë marrë pjesë në përurimin e blerjes së shtatë mjeteve të vogla lundruese për rojën bregdetare.
Të tre zyrtarët e lartë vizituan njësinë e lëvizshme territoriale për kontrollin e kufijve blu në Radhimë të Vlorës në kuadër të projektit Blerje të mjeteve lundruese për kontrollin e kufijve blu me financim me vlerë 3 milion euro nga Bashkimi Evropian.
Berisha është shprehur se Shqipëria tani ndodhet larg tragjedive, që viteve më parë ishin kthyer në makth. Për vite Kanali i Otrantos u bë simbol dramave ndërsa sot është ndryshe. Asnjë jetë njerëzore ska humbur. Trafiku i heroinës është ulur ndjeshëm, u shpreh kreu i qeverisë nga Vlora.
Anila Peçi