Buxheti Ndarja e parave per vitin 2011
05/11/2010Rritja ekonomike reale per vitin e ardhshem parashikohet 5.5 per qind
Per MPPT-ne jane 44 miliarde leke. Borxhi publik mbetet 59 per qind e PBB-se
Qeveria do te shpenzoje rreth 409 miliarde leke per vitin 2011 ndersa planifikon te realizoje te ardhura ne masen rreth 362 miliarde leke. Sipas relacionit shpjegues te projektbuxhetit te vitit te ardhshem te bere publik nga Ministria e Financave deficiti ne kete menyre mes te ardhurave dhe shpenzimeve do te mbetet ne nivele te larta prej 468 miliarde lekesh. Qeveria parashikon te shpenzoje nje fond te konsiderueshem prej rreth 500 milione lekesh per financimin e rrugeve si dhe do te ndjeke nje politike sociale per rritjen e metejshme te pagave dhe pensioneve. Buxheti vendor per vitin 2011 eshte 31 772 milione leke nga te ardhurat nga te cilat granti i pakushtezuar nga buxheti qendror eshte 14 472 milione leke dhe shpenzimet jane parashikuar ne masen 31 772 milione leke.
Fondet e rrugeve
Ministria e Puneve Publike do te perfitoje pjesen me te madhe te fondeve te parashikuara per investime. Per vitin 2011 ajo do te perfitoje 44 miliarde leke ose rreth 53.8 per qind te totalit te investimeve publike. Ne projektbuxhetin 2011 parashikohet qe 55.6 e investimeve publike per kete ministri te jene investime me financim te brendshem. Ne te njejten kohe ajo ze edhe pjesen me te madhe te financimit te huaj me rreth 50.9 te totalit te financimeve te huaja kryesisht me projekte per ndertim rrugesh. Politika tatimore
Qeveria do te ndjeke nje politike lehtesuese sa i perket sektoreve sensitive si shendetesia dhe mbrojtja e shendetit ulja e evazionit fiskal riatdhesimi i kapitalit ne Shqiperi si dhe miradministrimit tatimor. Ne kete drejtim do te sherbeje rishikimi i nivelit te akcizes per cigaret e cila planifikohet te rritet nga 50 leke/paketa ne 70 leke paketa. Efekti pozitiv ne te ardhurat e buxhetit te shtetit pritet te jete rreth 2.8 miliarde leke per vitin 2011. Norma te reduktuara pritet te kete sistemi shendetesor per TVSH-ne e barnave dhe sherbimeve shendetesore nga 20 ne 10. Efekti do te jete rreth 1.7 miliarde leke. Rishikimi i niveleve te tarifes doganore me ulje per disa produkte per zbatimin e angazhimeve te Shqiperise gjate anetaresimit ne OBT-se do te sjelle nje efekt shume te vogel. Keshtu me konkretisht te ardhurat totale do te jene 362.2 miliarde leke me nje rritje prej 8.6 per qind kundrejt buxhetit te rishikuar te vitit 2010. Nga ku te ardhurat nga tatimet e doganat do te jene 256.1 miliarde leke me rritje prej 11.5 per qind te ardhurat nga kontributet 59.3 miliarde leke me rritje prej 10.1 per qind. Parashikimi per te ardhurat nga pushteti lokal per vitin 2011 eshte 17.3 miliarde leke me rritje prej 11.8 per qind.
Borxhi publik
Nder objektivat kryesore te politikes fiskale permenden reduktimi i nivelit te borxhit publik ne 54 per qind te PBB-se ne vitin 2013. Ndersa per vitin 2011 objektivi eshte per nje reduktim te borxhit publik ne nivelin 59 per qind te PBB-se nga 59.5 per qind qe vleresohet per vitin 2010. Misioni i FMN-se i kerkoi qeverise pak dite me pare qe te reduktonte kete nivel te borxhit dhe te mbante nen kontroll shpenzimet. Borxhi ka arritur ne nje pike kritike ndaj qeveria duhet te ule deficitin fiskal ne vitin 2011 ne 2.5 per qind te PBB-se. Une do ta konsideroja buxhetin 2011 nje ushtrim serioz pasi Shqiperia ka nje borxh te larte publik. Ajo u ka premtuar investitoreve nderkombetare se do ta ule ate ne 54 per qind te PBB-se deri ne vitin 2014 dhe kjo duhet bere vit pas viti. Nderkohe mendoj se deficiti fiskal duhet te ulet 2.5 per qind te PBB-se. Zgjedhjet lokale mbahen pothuajse ne fillim te vitit dhe ky fakt kerkon qe shpenzimet te jene nen kontroll - tha shefi i misionit te FMN-se Gerwin Bell.
Parashikimet fiskale
Parashikimet per te ardhurat e buxhetit te shtetit per vitin 2011 sipas relacionit shpjegues jane bere mbi ecurine e treguesve makroekonomike dhe fiskale te vitit qe po leme pas dhe mbi kuadrin e rishikuar makroekonomik 2011 - 2013. Keshtu qeveria parashikon qe mbi bazen e ketyre te ardhurave rritja ekonomike reale te jete 5.5 per qind norma e inflacionit dhe deflatori i PBB-se te mbetet ne kufirin e synuar edhe nga Banka e Shqiperise 3.0 per qind. Parashikimet per vitin e ardhshem jane bazuar edhe mbi efektet e ndryshimit te politikes ne lidhje me disa taksa te miratuara gjate vitit 2010 si dhe ne vazhdimesine e efekteve te permiresimeve administrative. Ne parashikimet e te ardhurave per vitin 2011 jane konsideruar politikat tatimore te ndermarra gjate vitit 2010 si dhe propozimet aktuale per ndryshime ne disa taksa qe do te hyjne ne fuqi ne vitin 2011 - thekson relacioni.
Nga 2 miliarde leke per ish-pronaret dhe ish-te perndjekurit
Qeveria ka lene ne dispozicion te ish-pronareve nje fond prej 2 miliarde lekesh te reja ashtu sic ishte parashikuar edhe ne programin buxhetor afatmesem. Sipas te dhenave te projektbuxhetit 2011 te ardhurat gjithsej per kompensimin e ish-pronareve jane 2 miliarde leke te reja nga te cilat 600 milione leke te reja do te transferohen nga buxheti dhe 1 400 miliarde leke te reja jane parashikuar nga te ardhurat e tjera. Ne kete ze mund te perfshihen te ardhurat qe krijon vete Agjencia e Kompensimit dhe Kthimit te Pronave si institucioni pergjegjes per te kryer kete proces apo si rezultat i realizimit te procesit te legalizimit. Kompensimi i ish-pronareve eshte nje proces qe pritet te vijoje deri ne vitin 2013 sipas ligjit per kompensimin e prones dhe ka filluar qe prej vitit 2005. Nderkaq edhe per demshperblimin e ish-te perndjekurve qeveria ka planifikuar ne projektbuxhetin e vitit te ardhshem nje fond prej 2 miliarde lekesh te reja. Ky fond do te jete i gjithi i financuar nga buxheti i shtetit per vitin e ardhshem. Qeveria ka parashikuar nje shtim te fondit per kompensimin e viteve te burgimit per ish-te denuarit deri ne vitin 2012. Sipas te dhenave te kuadrit makroekonomik qe ka marre miratimin nga Keshilli i Ministrave parashikohet qe ne vitin 2011 dhe 2012 kjo shume te rritet nga 2 miliarde qe eshte aktualisht ne 3 miliarde leke. Gjate vitit 2009 qeveria kishte planifikuar 1 miliard leke per kete proces. Me vone vendosi qe te akordoheshin 1 miliard leke te tjera nga te ardhurat e privatizimeve te bera ne fund te vitit 2008.
Per ish-ushtaraket mbi 550 milione leke me shume se vjet
Pas miratimit te ligjit per dhenien e perfitimeve te ish-ushtarakeve ne shtator te ketij viti qeveria do te vijoje mbeshtetjen me te ardhura per Institutin e Sigurimeve Shoqerore per perfitimet suplementare te kesaj kategorie. Projekti i vitit 2011 per kete skeme parashikon nje volum transfertash prej 5 472 milione lekesh me nje rritje te shpenzimeve me mbi 550 milione leke me shume se ne vitin 2010 e per pasoje edhe financimet nga buxheti per kete skeme jane rritur ne keto nivele. Sipas relacionit te Ministrise se Financave kjo vjen pasi keto trajtime jane financime te drejtperdrejta buxhetore dhe kontributet qe paguhen jane minimale e mbulojne vetem 2 per qind te shpenzimeve. Arsyeja kryesore e rritjes se shpenzimeve eshte zbatimi i plote i trajtimit financiar te ish- ushtarakeve policise se shtetit Gardes se Republikes. Nderkohe shpenzimet per trajtimet e tjera pervec te drejtave te fituara evidentojne vetem rritjen e nivelit te perfitimeve per shkak te efekteve te indeksimeve - thekson relacioni i Financave. Per 2010 vetem per zbatimin e statusit te ushtarakut dhe te policive ne pergjithesi transfertat nga buxheti i shtetit ne buxhetin e ISSH perllogariten 7 042 milione leke dhe numri i perfituesve eshte rreth 20 mije persona.
Rritja e pensioneve nga 5 deri ne 10 per qind
Rritja e pensioneve do te vijoje edhe gjate vitit 2011. Sipas relacionit te Ministrise se Financave nje nga objektivat e rendesishem ne fushen e pensioneve eshte politika e rikuperimit total te efekteve te inflacionit ne masen e pensioneve individuale rritja e tyre ne perqindje me te larte se ai indeks ne funksion te permiresimit te kushteve te jeteses se pensionisteve ne pergjithesi. Keshtu synohet rritja me ritme te shpejta te pensioneve te uleta e minimale me synimin qe pensionet minimale te plotesojne kerkesat dhe nevojat jetike te pensionisteve duke vazhduar qe politikat e pensioneve te mbeten nje faktor i rendesishem i reduktimit te varferise. Ne vitin 2011 pensionet parashikohen te rriten nga 5 deri ne 10. Gjithashtu edhe perfitimet e tjera nga programe te vecanta te qeverise apo te statuseve do te indeksohen sipas zhvillimit te indeksit te cmimeve apo sipas mases se indeksimit te pensioneve per ato kategori qe parashikohen me ligj - thekson projektbuxheti. Numri i personave qe trajtohen me pensione ne fund te vitit 2011 parashikohet te jete 550.4 mije nga rreth 543.9 mije qe eshte aktualisht dhe mbi 25 000 persona qe do te trajtohen me perfitime suplementare. Raporti i varesise kontribues/perfitues per pensionet e pleqerise eshte 1.46 kontribues per 1 perfitues te pensionit te pleqerise.
Nuk parashikohet shtim personeli
Shpenzimet nga buxheti i shtetit 409 miliarde leke
Ne projektin e vitit te ardhshem qeveria ka parashikuar nje nivel shpenzimesh prej 409 miliarde lekesh te reja. Me konkretisht keto shpenzime ndahen ne shpenzime korrente prej 240 754 milione lekesh shpenzime kapitale prej 81 743 milione lekesh te reja. Fondi rezerve per vitin e ardhshem eshte parashikuar ne masen 1 500 milione leke fondi i kontingjences per ruajtjen e deficitit eshte 4 865 milione leke te reja dhe fondi per rritjen e pagave dhe pensioneve eshte 3 533 milione leke te reja. Sipas relacionit te buxhetit Keshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare per shpenzimet operative te cilat jane te detyrueshme per tu zbatuar nga te gjitha institucionet buxhetore ne varesi ose jo te Keshillit te Ministrave si dhe per organet e pushtetit vendor. Sa i perket numrit te punonjesve organik per vitin e ardhshem do te jete 89 300 persona. Keshilli i Ministrave mund te rialokoje numrin e punonjesve rezerve vetem per institucione te reja te krijuara me ligj. Keshilli i Ministrave percakton numrin maksimal te punonjesve me kontrate te perkohshme per cdo ministri dhe institucion. Per vitin 2011 nuk do te miratohet asnje ndryshim ne strukturat organike te njesive te qeverisjes qendrore me efekte financiare shtese ne koston e personelit me perjashtim te institucioneve te reja te krijuara me ligj - theksohet ne projektbuxhet.