"Buxheti, Rama jepe doreheqjen"
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha permendi dje gjate mbledhjes se qeverise, se kryebashkiaku Edi Rama duhet te jape doreheqjen, pas rrezimit te buxheti ne Keshillin Bashkiak. Pas diskutimeve te shumta, kreu i qeverise, nuk mundi te mos reagoje dje ndaj rrezimit te buxhetit te kryebashkiakut te Tiranes, duke i bere te ditur, se personalisht nese do ishte rrezuar buxheti i shtetit, do kish dhene doreheqjen. "Po te me ishte rrezuar buxheti, do te kisha dhene doreheqjen. Nuk di ne planet nje 'buxhet rrezuar', qe nuk gjen pergjegjesine qytetare te jape doreheqjen, pervec njerit. Une vete do te kisha dhene doreheqjen", u shpreh Berisha ne fund te mbledhjes se qeverise. Ai i beri thirrje Rames te largohet, pasi projektbuxheti i bashkise Tirane per vitin 2009, u rrezua dy dite me pare me shumice votash nga anetaret e PD dhe LSI ne Keshillin Bashkiak. Kreu i bashkise, Rama nuk reagoi aspak pas ketij akti, po vijoi normalisht punen pa dhene komente mbi situaten. Lekundjet ne votimin e projektbuxhetit te bashkise Tirane, u pane qe ne momentin e pare te mbledhjes se Keshillit Bashkiak, dy dite me pare. Me celjen e mbledhjes, keshilltaret e PD dhe LSI, kerkuan te njihen me dokumentacionin e mundshem qe kishte sjelle bashkia e Tiranes, per projektbuxhetin. Duke mos pare ndryshime, ata nuk hezituan te votojne kunder projektbuxhetit ne fjale. Shkak per vendimin e palekundur te demokrateve dhe LSI-se, ishin mangesite ne dokumentacion. Edhe pse shumica e keshilltareve bashkiake, kishin kerkuar transparence, detajim te projekteve qe ishin parashikuar te realizoheshin ne vitin 2009, si dhe nje permbledhje te 2008, kjo nuk u permbush nga bashkia. Ajo ne te cilen kembengulen anetaret e Keshillit Bashkiak ne oponence me bashkine, ishte pikerisht nje pasqyre e plote e shpenzimeve te te ardhurave, te vitit 2008.