Ulqini: Spotet qeveritare qe bombardojne mediat politike
Partia Socialiste i cilesoi politike reklamat per qeverine dhe spotet qeveritare. Deputeti i kesaj partie, Musa Ulqini, njeheresh sekretar i grupit parlamentar, deklaroi ne nje konference per shtyp se "te gjitha reklamat dhe spotet qeveritare qe bombardojne perdite qytetaret e thjeshte nga ekranet televizive dhe radiot kombetare, per arritjet e qeverise, jane politike". "Sa me shume qe thellohet keqqeverisja e vendit dhe shtohen veshtiresite e jeteses se njerezve te thjeshte, aq me shume shtohen reklamat dhe spotet televizive ku qeveria dhe kryeministri Berisha i thure autolevdata vetvetes", deklaroi Ulqini. Sipas tij, viti i kaluar do te mbahet mend vec te tjerave, per numrin rekord te reklamave dhe spoteve qeveritare, te transmetuara nga media elektronike per sukseset e qeverise.