E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, akuza te forta per mbajtjen peng te ligjit

Kreu i mazhorances nuk ka munguar qe ne te gjitha rastet e diskutimit dhe te debatimit per ligjin e dosjeve, te akuzoje kryetarin socialist Rama se, per Zamir Shtyllen po mban peng ligjin e dosjeve. Madje ai nuk ka munguar te rendis dhe fakte, sipas te cilave, Shtylla ka qene pjese e gjyqeve politike gjate kohes se diktatures. Ne Kuvend, si dhe ne mbledhjet e qeverise, sa here qe permendej reforma ne drejtesi dhe ligji i dosjeve, kryeministri Berisha eshte shprehur se per kater-pese prokurore te implikuar, mes te cileve dhe Shtylla, nuk mund te bllokohej ligji per denimin e krimeve te komunizmit, pasi jane mbi 300 prokurore qe kontribuojne ne organin e akuzes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›