Kavaje djali i vetem vritet per nje celular
Motra e tij kishte nisur pergatitjet per pervjetorin e vellait te vetem por ka mbetur e shtangur kur ne shtepi kane mberritur punonjesit e policise per ti thene se Bruno Kallazi ishte vrare me thike. 20-vjecari eshte qelluar nga nje shok bashke me vellane e tij pas nje sherri qe ata kane pasur per shkak te nje telefoni. Ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite ne lagjen nr. 2 ne Kavaje kur 20-vjecari eshte takuar me shokun e tij 23-vjecar Arian Leka. Policia tha se ka arrestuar 23-vjecarin dhe vellane e tij Emiljano Leka.
Sipas te dhenave hetimore gjithcka ka ndodhur rreth ores 1300 kur Bruno Kallazi eshte takuar me Arian Leken. Ky i fundit i kishte dhene 20-vjecarit nje celular por per parate e kishte lene qe te paguheshin me vone. Meqe afati i pageses ka kaluar Ariani 23-vjecar ka kerkuar parate e celularit megjithese Bruno eshte shprehur se nuk kishte ku ti merrte. Ne keto kushte mes tyre ka plasur nje debat i ashper. Debati ka sjelle kercenime te dyanshme dhe ne ato momente aty ka mberritur edhe Emiljano vellai i Arian Lekes. Menjehere mes dy vellezerve dhe Bruno Kallazit ka plasur konflikti me mjete te ndryshme nderkohe qe kane nxjerre edhe thika. Personat qe kane kaluar rruges jane munduar ti ndajne por ka qene e kote. Ata kane goditur njeri-tjetrin me thika dhe mjete te tjera. Por fatale ka qene gjithcka per Bruno Kallazin. Ai ka marre plage te renda dhe ka humbur shume gjak. Menjehere deshmitaret jane munduar ti japin ndihmen e pare por ai ka gjetur vdekjen. Nderkaq plage ka marre edhe Arian Leka i cili eshte derguar per ne spitalin rajonal te Durresit ku ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Pas ketij konflikti te rende policia eshte njoftuar nga banoret per gjithcka kishte ndodhur. Pa kaluar shume kohe ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Komisariatit te Kavajes qe kane nisur hetimet per kete krim te rende. Dy autoret e vrasjes jane identifikuar vellezerit Arian dhe Emiljano Leka perkatesisht 23 dhe 26 vjec. I pari ndodhej ne spital dhe policia ka rendur per ta mbajtur nen mbrojtje nga frika e ndonje hakmarrje nderkohe qe per Emiljanon kane nisur kerkimet. Ai eshte vene ne pranga shume shpejt nga sherbimet policore dhe eshte shoqeruar ne komisariat. Ndersa Ariani eshte marre ne pyetje ne spital dhe ka treguar se cfare kishte ndodhur duke pretenduar se sherrin e kishte nisur viktima dhe ky kishte dashur te mbrohej. Megjithate specialistet e hetimit te krimeve e kane arrestuar per vrasje me dashje ne bashkepunim. Per te njejten veper penale eshte arrestuar edhe vellai i tij nderkohe qe familja e Bruno Kallazit eshte njoftuar per tragjedine ne familjen e tyre.
Sipas te dhenave kur policia ka shkuar ne banesen e viktimes aty ka gjetur vetem motren e tij. Teksa ajo po planifikonte gjithcka per ti festuar 20-vjetorin vellait te vetem qe kishte i eshte dashur te perballet me lajmin e kobshem jo vetem per te por per te gjithe familjen. Sipas uniformave blu ata jane mbajtur nen kontroll nga uniformat blu pasi dyshohej se mund te hakmerreshin duke i dhene permasa edhe me te medha ketij krimi te rende. Bruno Kallazi mbushte 20 vjec per dy jave dhe me nje nga autoret e vrasjes njihej prej vitesh pavaresisht se jetonin ne lagje te ndryshme te Kavajes.