E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arratiset nga burgu grabitesi i le kepucet ne dore gardianit

Hetimet Duke shfrytezuar porten e fushes se futbollit Ajet Markaj ka kapercyer murin e burgut te sigurise se larte

Ajet Markaj ne paraburgim per tentativen e vjedhjes se nje banke ne Tirane ku mbeti i plagosur nje roje sigurie ka arritur dje te largohet nga burgu 313 i sigurise se larte duke i lene ne dore kepucet nje gardiani i cili ka tentuar ta ndaloje. 20-vjecari ka arritur te arratiset ne menyre spektakolare pavaresisht se nje tjeter polic i sigurise ka qelluar me arme 4-5 here me qellim per ta ndaluar. Menjehere policia ka rrethuar zonen por ai nuk ka mundur te kapet nderkohe qe grupi hetimor ka marre ne dore kamerat e sigurise se burgut 313 per te vleresuar nese gardianet kane kryer detyren apo i burgosuri eshte larguar per fajin e tyre.

Arratisja e 20-vjecarit

I paraburgosuri ishte duke lozur futboll ne ambientet e ajrimit te burgut se bashku me te paraburgosurit e tjere ne momentin e arratisjes. Por ndryshe nga heret e tjera te paraburgosurit kane ndryshuar vendet e portave te futbollit. E pikerisht njeren nga portat e cila perdorej per te lozur futboll dhe ishte e vendosur prane murit te burgut ai e ka perdorur per te hipur mbi mur. Nga te dhenat paraprake mesohet se nje nga policet e burgut ka tentuar ta kape nga kembet por i paraburgosuri i ka lene nje kepuce ne dore dhe ka mundur te kaloje ne anen tjeter. Nderkaq nje polic tjeter burgu ka qelluar me arme ne ajer ku jane degjuar 4-5 te shtena. Nga hetimet mendohet se policit te burgut i eshte bllokuar arma automatike. Deshmitaret tregojne se kur kane degjuar krismat kane kthyer koken nga burgu dhe kane vene re se Ajet Markaj po kacavirrej ne disa tuba dhe me pas eshte hedhur mbi nje ndertese te re qe po behet te Gjykata e Tiranes. Nga aty eshte hedhur ne rruge. Ai nuk ka shkuar drejt Unazes por duke u dukur sikur njihte zonen ka kaluar majtas mes disa pallateve ne ndertim dhe mendohet se ka dale tek tregu i Stacionit te Trenit.

Ndjekja dhe hetimet

Pavaresisht se shume i ri ne moshe ai i ka lene te habitur te gjithe nderkohe qe sherbimet e policise kane nisur kerkimet sapo jane njoftuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Sherbimet policore kane shkuar deri ne banesen e tij por nuk kane mundur ta gjejne 20-vjecarin. Nderkaq hetimet kane vijuar per te zbuluar te verteten e arratisjes. Nga te dhenat zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve mesohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurise brenda ambienteve te burgut per te pare nese punonjesit e sigurise kane kryer detyren. Ata kane per detyre qe per cdo afat te ndryshojne vendet dhe te kontrollojne situaten. Nese punonjesit nuk kane kryer gjithe veprimet sic duhet atehere ndaj tyre do te merren masat. Ne ambientet e burgut 313 ka shkuar edhe kreu i Burgjeve Gazmend Dibra i cili ka kerkuar zbardhjen sa me shpejte te kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›