Buxheti, demokratë e socialistë, njësoj
Nëse je në një vit zgjedhor, pavarësisht se kush është në qeveri, me buxhetin e shtetit abuzohet njësoj dhe fenomeni përsëritet pothuajse rregullisht që nga viti 1996. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga ekspertë të financave publike të financuara nga fondacioni SOROS. Edhe viti 2009, nuk bën përjashtim.
"Për herë të parë pas 1996-ës, programi i shpenzimeve, për periudhë janar - prill 2009, është tejkaluar për rreth 2 130 milionë lekë ose shpenzimet e kësaj periudhe janë tejkaluar me 102%", thotë studimi. Qeveritë janë përpjekur gjithmonë në muajt e fundit të qeverisjes së tyre të shpenzojnë sa më shumë para të jetë e mundur, pa marrë parasysh kostot me të cilat do të përballen qytetarët pas zgjedhjeve.
Sipas raportit, shpenzimet gjatë muajve të parë të këtij viti, kapërcyen çdo kufi, kryesisht si pasojë e rrugës Rrëshen-Kalimash, si dhe për shkak të shpenzimeve të personelit. Studimi vëren se rritja e shpenzimeve përballë përkeqësimit të të ardhurave, ka shtuar rrezikun për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe se është urgjente nevoja për të mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm deficitin buxhetor.
Precedentët
Qeveritë shqiptare kanë kryer abuzime të forta me buxhetin e shtetit edhe në vitet 1996, 2001 dhe në masë më të vogël, në 2005-ën. Në të gjitha rastet, abuzimet janë shoqëruar me rritje taksash dhe rritje inflacioni pas përfundimit të zgjedhjeve. Në vitin 1996, dëshira e qeverisë për të rritur pagat dhe pensionet në pritje të zgjedhjeve, solli rritjen marramendëse të deficitit buxhetor deri në 10.5 për qind të PBB-së. Për pasojë, inflacioni u rrit me 17 për qind atë vit, ndërsa qeveria pasardhëse u detyrua nga FMN të rrisë tatimin mbi vlerën e shtuar nga 12.5 në 20 për qind.
Në vitin 2001, Banka e Shqipërisë dha alarmin disa ditë pas zgjedhjeve se buxheti i shtetit qe boshatisur gjatë gjysmës së parë të vitit, kryesisht për rritje pagash dhe investime në infrastrukturë. Pas zgjedhjeve, qeveria filloi të rrisë akcizat mbi mallrat e forta, ndërkohë që vendi filloi të vuajë një krizë të rëndë energjetike. Në vitin 2005, abuzimet parazgjedhore u shoqëruan me një krizë tjetër energjetike.
Kasaphana e fundvitit
Problemi më i madh, sipas studimit, është fakti që qeveria e sotme e ka kthyer në ves të ndryshojë ligjin për buxhetin me akte normative, ndërkohë që shumica dërrmuese e shpenzimeve kryhen në dy muajt e fundit të vitit.
"Viti 2008 përbën "rekordin" e realizimit të investimeve për dy muajt e fundit të vitit", thotë studimi.
"Në dy muajt e fundit janë realizuar rreth 47 miliardë lekë ose 21.2 miliardë lekë vetëm për muajin dhjetor, ndërkohë që mesatarja e 9-mujorit ka qenë 5 miliardë lekë në muaj". Qeveritë e kanë pasur zakon të gjejnë mënyra spekulative për të shpenzuar në fund të vitit atë që nuk e ka tenderuar në kushte normale. Kur qe në opozitë, në vitin 2004, qeveria e sotme denonconte publikisht se si ministri të ndryshme kryenin dhjetëra tendera në tri ditët e fundit të vitit. Por së paku për vitin 2008, qeveria e djathtë qe më e zonja për këtë praktikë. Në periudhën 1 nëntor - 31 dhjetor, qeveria shpenzoi 6.4 milionë euro në ditë, ndërkohë që në pjesën tjetër të vitit, qenë shpenzuar mesatarisht 1.4 milionë euro në ditë. Tenderat e kryer për të shpenzuar këto para nuk lënë shumë vend as për transparencë dhe as për kontroll. Studimi sugjeron marrjen e masave për të ndaluar abuzime të tilla.