E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, gati nje ligj i ri

Blerina Hoxha
Maratona gati 6-vjecare per hartimin e nje ligji te ri, mbi te cilin do te mund te hartohet buxheti i shtetit, ka marre fund. Ministria e Financave ka bere gati projektligjin Organik te Buxhetit te Shtetit, qe perfaqeson nje nga ligjet me te rendesishme qe rrjedhin nga Kushtetuta. Burimet zyrtare nga dikasteri i Financave bene te ditur se shume shpejt ligji do te depozitohet ne qeveri. Ne themel te bazes se re ligjore jane rritja e pergjegjesive per zbatimin e buxhetit dhe nje transparence me e madhe qe e shoqeron kete proces. Por, me e rendesishmja eshte qe aktoret qe zbatojne buxhetin marrin penalitete deri ne ndjekje penale, ne rast se nuk permbushin detyrimet qe rrjedhin nga hartimi i buxheteve vjetore. Shperndarja e investimeve do te behet jo sipas dikastereve, por sipas projekteve. Permiresimet ne ligjin organik te buxhetit te shtetit, synojne me teper transparence ne shpenzimet me fondet publike per te luftuar korrupsionin dhe rritjen e eficiences se perdorimit te ketyre fondeve. Me keto ndryshime, financat detyrohen te raportojne se paku dy here ne vit ne lidhje me ecurine e shpenzimeve publike. Ligji i ri organik parashikon qe buxheti i shtetit te ndertohet ne tre variante. Kjo praktike synon te parandaloje te gjitha anomalite qe mund te lindin nga mosrealizimi, ose realizimi i tepert i te ardhurave. Ekspertet ne Ministrine e Financave thane se variantet do te bazohen mbi situaten pesimiste, realiste dhe optimiste.
Per shkak te mungeses se praktikave ligjore te buxhetimit, ka ndodhur qe ne mes te vitit buxheti i shtetit te ndryshoje per rialokuar fondet, ose duke riprogramuar burimet shtese te te ardhurave buxhetore.
Ligji i ri organik, mbi te cilin do te hartohet buxheti i shtetit gjate viteve ne vazhdim, tashme ka marre formen e projektit final, por per miratim te metejshem kerkon edhe konsensusin e opozites. Sipas detyrimeve kushtetuese, ligji kerkon 2/3 e votave te parlamentit, nga ¾ qe kerkon zgjedhja e Presidentit te Republikes. Ndryshimet ne ligjin organik te buxhetit te shtetit, jane kerkuar qe ne vitin 2002, pasi ligji ekzistues nuk reflekton standardet nderkombetare. Po keshtu, ne projektin e ri, qe pritet te reflektoje ndryshime rrenjesore ne procesin e hartimit te buxhetit, eshte perfshire strategjia e planit te integruar, qe unifikon nje sere procedurash qe kane te bejne me shpenzimet e fondeve publike apo ato te huaja, si dhe behen permiresime ne shperndarjen e fondeve per strukturat lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›