“Meta eshte me socialist se Rama”
Levizja Institucionale Socialiste e vleresoi si mjaft te gjetur pozicionimin e LSI-se per te dale e vetme ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Drejtuesi Koci nisur nga qendrimi i LSI-se, deklaroi se “pozicionimi i ri i Ilir Metes ndaj ciftit politik Rama-Berisha perben nje zhvillim me shume interes per te majten dhe Levizjen Institucionale Socialiste. E majta ka nevoje per perfaqesim luajal dhe jo per demagogji dhe marketing fals”. Sipas tij, tashme po faktohen marreveshjet mes Rames dhe Berishes, per perfitime financiare dhe ndarje zonash. “Politika e re e ciftit Rama-Berisha perben nje manover te sponsorizuar te se djathtes ekonomike dhe nje marreveshje per ndarje te zonave te influences dhe fitimeve financiare. Reforma zgjedhore dhe ajo e drejtesise jane vetem maja e ajsbergut te mirekuptimit dhe lojes se perbashket Rama-Berisha”, u shpreh Koci, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe duke shpresuar per nje bashkepunim te mundshem me LSI-ne, deputeti socialist nenvizoi se “shpresoj qe Ilir Meta, i cili natyrisht eshte me socialist se Rama, t’i qendroje ketij pozicionimi te ri, duke kerkuar nderkohe edhe bashkepunim me faktore te tjere progresiste te se majtes”.