Vukaj: Importi i cigares ra nga pezullimi i reklamave
Ndalimi i reklames per cigaren dhe rritja e cmimit te saj, si rezultat i rritjes se akcizes, ka frenuar konsumin e ketij artikulli ne treg e per pasoje ka sjelle edhe renien e ritmeve te zhdoganimeve. Sqarimet ne lidhje me renien e importeve te cigareve ne vitin 2007 ne raport me 2006 i ka dhene, nendrejtori i Pergjithshem i Doganave, Bujar Vukaj. Sipas tij, nga studimet e kryera ne operatoret e ndryshem importues te cigares, rezulton se efekti reklame ne suksesin e bizneseve te tyre, luhatet nga 5 deri ne 10%. Ky ndikim eshte shume me i larte per nje marke te re qe hidhet rishtazi ne treg. Zyrtari i larte i doganave tha se, ligji anti-duhan, jo vetem ka ndaluar reklamen per cigaren, ne te gjitha llojet e mediave, por ka tejcuar prane cdo konsumatori anti-reklamen, duke detyruar prodhuesit dhe importuesit qe ne cdo pakete te reklamojne, dukshem, citime te tilla si: duhani demton rende shendetin. Gjithashtu ligji, duke percaktuar kufizime te ambienteve per konsum te ketij artikulli, ka ndikuar ne kufizimin e konsumit te tij. Te gjitha ketyre efekteve te tejcuara nga ligjvenesi nepermjet ketij ligji, duke u shtuar edhe efektin e rritjes se cmimit me 13 leke te reja per pakete, i ndikuar nga rritja e akcizes, nga 27 leke per pakete ne 40 leke per pakete, kane ndikuar ne uljen e konsumit te cigares dhe per pasoje dhe zhdoganimit.
Per te gjithe vitin 2007 jane zhdoganuar 3467 tone cigare, nga 4220 tone cigare te zhdoganuara ne 2006. Pra, behet fjale per ulje te zhdoganimit te ketij artikulli ne masen e 753 toneve, duke krijuar keshtu nje diference prej 30 milione eurosh ne te ardhurat doganore.