E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: gati per t’u ndare nga politika e vjeter

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka vijuar turin e tij “Dialog me Shqiperine” ne qytetin e Lushnjes dhe fshatrat e saj, duke vene re problemet e shendetesise. Rama ka diskutuar me banoret per probleme nga me jetiket qe nga pamundesia e spitaleve per te garantuar nje sherbim dinjitoz deri te qendrat shendetesore. Ne qytetin e Lushnjes, kryetari i PS-se ka organizuar nje takim me bluzat e bardha te qytetit, ku merrnin pjese mjeke, infermiere e farmaciste, te cilet ne bashkebisedim dhane edhe sugjerimet e tyre per ta bere shendetesine e vendit te eci me ritmet e duhura. “Jemi ne sinkron me deshiren e te gjithe shqiptareve per t’u ndare nga nje politike e vjeter e konflikteve, e sherreve, e ndasive, e percarjeve, e paragjykimeve, nga nje politike e vjeter, e cila e ka mbajtur peng Shqiperine. I ka mbajtur peng shqiptaret dhe shqiptaret me mure paragjykimesh dhe qe ka sunduar permes qeverisjesh abuzive”, u shpreh Rama. Sipas tij, eshte dita per te shenuar nje faqe te re ne historine e ketij vendi se bashku, permes ketij “Dialogu me Shqiperine”, permes ketij komunikimi te drejtperdrejte me shqiptaret dhe shqiptaret aty ku ata jetojne, me hallet problemet dhe njekohesisht me deshirat dhe endrrat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›