Buxheti i 2009-ës, Malaj: Buxheti i një viti elektoral
Tiranë- Deputeti soacialist Arben Malaj ka kritikuar edhe njëherë buxhetin e hartuar për vitin 2009, duke e quajtur atë, jo vetëm jotransparent, por buxhet të një viti elektoral dhe të një viti në krië ekonomike. Sipas tij, në hartimin e tij bie në sy papërgjegjshmëria për sfidat që ka vendi në kushtet e krizës ekonomike globale.
“Eksportet tradicionale mund të bien, ndërsa bujqësia është braktisur totalisht mbështetja e saj buxhetore është më e vogël se në vitin 2005 ndërsa investimet e huaja janë 3 herë më të vogla në këtë sektor jetik dhe që mund të lehtësojë varfërinë e50 % të popullsisë së vendit”- deklaroi ai, sot gjatë një konference për shtyp.
Duke analizuar situatën ekonomike të vitit 2008 dhe buxhetin e vitit 2009 ai ka riktheusar një sërë shqetësimesh që lidhen me planifikimet e bëra për ndarjen e tij.
Shqetësimi i parë, sipas Malajt është rënia e të ardhurave në fundin e vitit 2008 që po kompesohet nga qeveria me mbledhje abuzive të të ardhurave nga doganat dhe tatimet.Kjo rëndon akoma më shumë biznesin dhe ekonominë tonë.
“FMN deklaroi se qeveria po tenton të kompensojë rënien e të ardhurave me mbledhje abuzive të të ardhurave. Raporti i fundit i BEthekson se 75 % e rritjes së të ardhurave në vitin 2008 është nga rritja e çmimeve çka do të thotë se shqiptarët kanë paguar më shumë dhe janë varfëruar më shumë. Njëkohësisht kjo tregon se qeveria ka dështuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit”- tha ai.
Shqetësimi i dytë, ka vijuar më pas Malaj, është që realizimi i investimeve publike dhe dështimet etyre 300 milion dollarë ishte dështimi për vitin 2007, realizim më pak se 50%është niveli i investimeve për 9 muajt e vitit 2008. Abuzuese shpërdoruese dhe korruptive duket politika e investimeve publike për vitin 2009.
Qeveria, sipas tij, po tenderon projekte qindra milion lekë dhe çel ne buxhet për këto projekte 5 – 10 % të shumës; Kjo tregon keqpërdorim të parave të taksapaguesve shqiptar dhe korrupsion në rritje me investimet publike.
Shqetësimi i tretë, sipas tij, është dështimi për investimet në sektorët jetike arsim, shëndetësi dhe bujqësi.
Ai ka nënvizuar si shqetësim të katërt defiçitin në rritje që qeveria aplikoi gjatë mandatit të saj dukerritur barrën e krizës për vitet pasardhëse.
Më pas ka renditur rritjen ekonomike në vend, që lë mudnësi serioze për shqetësim. “Qeveria deklaroi se rritja ekonomike për 2008 do të ishte dy shifrore rreth 11 %, me e madhe se e Kinës dhe Indisë, FMN parashikon një rritje rreth 6 %, ose 200 % më pak se deklarata e Kryeministrit. Për vitin 2009 rritja ekonomike mund të jetë më e vogëlrreth 3.5 %,kjo do të sjellë më pak të ardhura në buxhet duke rrezikuar një defiçit më të lartë, kjo mund të rrisë papunësinë dhe varfërinë”- tha ai.
Sipas Malajt, buxheti social i vitit 2009 në vlera reale është më i vogël se ai i vitit 2008, qeveria nuk ka politika, instrumente dhe fonde t’i asistojë më të varfërit e vendit të saj.