Dëshmia, si u vra vëllai i Aldo Bares
TIRANË- Vrasja e vëllait të Aldo Bares në vitin 1997 dhe konflikti mes kreut të Bandës së Lushnjes dhe Artur Dajës është treguar dje në gjykatë nëpërmjet tre vëllezërve të këtij të fundit. Një histori e nisur për një fjalë goje por që ka sjellë viktima të shumta në qytetin e Lushnjes. Vetë Artur Daja ka përfunduar i masakruar një vit më pas dhe koka e tij e prerë është shëtitur në të gjithë qytetin si për të treguar që askush nuk mund të dilte kundër Alfred Shkurtit. Pothuajse e gjithë Lushnja ka parë këtë skenë makabre që e ka zanafillën pikërisht ditën që tregojnë dëshmitarët. Dëshmia që po paraqesim më poshtë është dhënë në ambasadën shqiptare në Athinë dhe vetëm dje është lexuar në gjykatë.
Lorenc Daja i lindur më 06.05.1967 në Lushnje
Jam banor i lagjes “K.Qystri” Lushnjë, jam i martuar, kam dy fëmijë. Kemi qenë katër vëllezër, unë Lorenci, Afrimi, Arturi dhe Stiljano, aktualisht jemi tre sepse Arturin na e ka vrarë Alfred Shkurti me lidhjet e tija në muajin tetor 1998 në qytetin e Lushnjës. Ne të gjithë si vëllezër kishim një shtëpi njëkatëshe, në lagjen “K. Qystri” dhe po aty banonim të gjithë. Që prej vitit 1997 e deri më sot kam qenë si emigrant, fillimisht në Itali dhe aktualisht në Greqi, që prej vitit 1998. Që nga vitit 1997 e deri më sot nuk jemi kthyer asnjëherë në Shqipëri. Shkak i largimit tim dhe vëllezërve të mi familjarisht nga Shqipëria dhe mos kthimi më aty ka qenë terrori dhe vrasja që i ka bërë Alfred Shkurti dhe grupi i tij kriminal familjes dhe vëllait tonë Artur Dajës. Unë kam dijeni më të plotë për këtë ngjarje por deri më sot nuk kam deklaruar se nuk kam pasur garanci se problemi jonë do të zgjidhej ligjërisht nga shteti por njëkohësisht edhe rrezikshmërinë kriminale të këtij grupi që vepronte në qytetin e Lushnjës.....Unë para vitit 1986 kam punuar në Fabrikën e vjetër të Tullave në Lushnje, aty jam njohur me Alfred Shkurtin i cili punonte në këtë fabrikë dhe mbi bazën e kësaj njohjeje krijuam shoqëri pune. Nga kjo njohje, unë me Alfred Shkurtin bëraprezantimin edhe të vëllezërve të mijë me të gjatë kohës që punonim në fabrikë.
Korrik 1997
Teksa ishim ulur në një lokal ku po hanim drekën shoh që në rrugën kryesore që vjen për në qendër të qytetit Lushnje, vinte një makinë e cila po ecte ngadalë dhe ishte tip “Audi” por që fillimisht nuk më ngjalli interes. Distanca nga rruga ku po kalonte makina ishte rreth 10 metra, dhe nga kjo makina filloi të qëllohej në drejtim tonë në lokal. Unë mora vajzën në krah dheshtrihem për tokë në cepin e murit të lokalit. Të njëjtën gjë bënë edhe personat e tjerë që ishin në tavolinë dhe nga pozicioni që isha i shikoja të gjithë ata që ishin në verandë ndërsa rrugën nuk e shihja.
Kur unë isha i shtrirë breshëritë e armëve vazhdonin në drejtimin tonë në lokal. Në këtë kohë unë po bërtisja, “o Turi po na vrasin, po më vrasin gocën”, ndërkohë, Turi më tha mos bërtit dhe u ngrit në këmbë dhe me automatikun që kishte në dorë godet me breshëri në drejtim të makinës “Audi” nga e cila u qëllua në drejtimin tonë. Dua të sqaroi se në atë moment, u ngrita edhe unë në këmbë duke mbajtur vajzën në krah dhe pashë Gramoz Selmanin, Xhevit Dajën dhe shokun e Arturit, Petritin që u ngritën në këmbë ndërsa Genci Kashari nuk u ngrit dheposhtë kokës së tij mbi dysheme kishte gjak. Kur Arturi po qëllonte me breshëri në drejtim të makinës “Audi”, unë duke mbajtur vajzën në krahë pashë që makina nga e cila u gjuajt drejt nesh kishte ndaluar rreth 10 metra nga cepi i lokalit në krahun e majtë në drejtim të qendrës së qytetit në krahë të majtë të rrugës përballë një makine të tipit “Saurel” që nuk e di pse ndodhej aty.
Në këtë moment kur makina ‘Audi” kishte ndaluar prej saj dalin dy persona njëri pas tjetrit, nga dera e parë e pasagjerit, krahu i djathtë i makinës. Këta dy persona dolën nga makina dhe po ecnin me vrap njëri pas tjetrit në drejtim të rrugës që të dërgonte në qendër të qytetit. Sa i pashë këta të dy, unë arrita të njihja menjëherë Alfred Shkurtin i cili doli i dyti nga makina (pas personit tjetër qënuk e njoha dot). E kam të fiksuar mirë se Alfredi në një dorë mbante atë personin që ishte me të dhe në dorën tjetrën mbante një automatik, që herë pas here duke ikur me vrap kthehej dhe qëllonte drejt nesh. Personin që Fredi e mbante për dorë nuk e pashë nëse kishte apo jo armë në dorë, gjithashtu asnjërit prej tyre nuk u kam të fiksuar asnjë karakteristikë të rrobave që kishin veshur.
Në kohën që dy personat iknin me vrapAlfredi vazhdonte të gjuante drejt nesh, Turi në mes të rrugës ku ishte duke qëlluar, flet duke bërtitur, “o Fred kurva do të q.... robt se më vratë”, po në këtë kohë e pashë që Turit po i rridhte gjak nga krahu i djathtë. E pyeta Turin, je plagosur?, ai mu përgjigj se kam marr një plumb.
Në këtë kohë, mora vajzën dhe shkoj në shtëpi tek nëna ime për ta lënë gocën, pasi gruaja nuk ndodhej në shtëpi e kishte shkuar për vizitë tek një komshi...Nëna më pyeti se çfaë ndodhi dhe unë i thashë që “Fred Shkurti desh na vrau po nuk e dimë se çka me ne”. E lashë gocën aty dhe dola përsëri duke shkuar te makina ‘Audi” ku pashë dy të vrarë, njëri ishte në vendin e shoferit me trup gjysmë të dalë jashtë dere, derë e cila ishte e hapur, këtë person nuk e njihja kush ishte. Ndërsa, personi tjetër i vrarë dhe që ndodhej në sediljen e pasme pas pasagjerit ishte Dani, vëllai i Fredit, Ramadan Shkurti. Kur vajta në momentin e parë te makina aty gjeta vetëm Turin dhe kësaj makine nuk i kam fiksuar as targën dhe as ngjyrën.
Pyetje: Në momentin që ju shkuat te makina dhe gjetët dy personat e vrarë, a patë gjë që këta persona të kishin armë apo jo?
Përgjigja: Unë shkova te makina shumë i shqetësuar dhe aty pashë dy personat e vrarë, por nuk e fiksova nëse kishin armë me vete apo jo, pasi edhe koha e qëndrimit ishte shumë e shkurtët. Shoferin e pashë që ishte me gjysmë trupi jashtë ndërsa Danin e pashë nga xhami i mbrapsëm i makinës i cili ishte i thyer.
Pasi u larguan me vrap Alfred Shkurti dhe personi tjetër që nuk e njoha dot, unë kthehem dhe shkoj te tavolina ku po hanim drekë pak minuta më parë dhe aty pashë që Genci Kashari ishte vrarë ndërsa për rreth tij po qëndronin Gramozi, Turi, Petriti dhe Xheviti. Në momentin që e lëvizëm Genci Kasharin pamë që në cepin e gojës kishte mish dherrjedhje gjaku nga mbrapa kokës.
Unë pasi pashë që Genci ishte vrarë shkoj në shtëpi dhe më pas vijnë Arturi dhe Stiljano, ndërsa personat e tjerë që ishin bashkë me ne, nuk e di ku shkuan.
Mbasi futem në shtëpi, pyes Turin çfarë problemi ka Fredi me ne, Turi mu përgjigj, unë nuk di që t’i kemi bërë gjë atij sepse kam 4-5 vjet pa e parë me sy.
Ndërsa Stiliani na tregoi se, unë isha duke qëndruar tek kioska e Cen Luftës dhe kur personat që ishin në makinën që gjuajti me breshëri mbi ju, nga kjo makinë në krahun që isha unë nga vendi mbrapa pashë Ramadan Shkurtin që uli xhamin e makinës dhe më drejtoj automatikun mua.
Në ditët në vazhdim unë kam pyetur dhe personat e tjerë si Xhevitin, Gramozin, Petritin dhe Alfredin nëse kishin ndonjë problem me Fred Shkurtin, ata më kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë problem me ta.
Në mbrëmjen e kësaj dite më telefonon nga Italia vëllai im Afrimi. Më pyeti se çfarë ka ndodhur sot aty. Unë i them që na goditi Fredi për të na vrarë dhe u vra Genci Kashari dhe u plagos Turi, por nuk e di përse na goditi. Në këtë moment Afrimi më tha që ata kanë pasur një debat ne telefon me njëri tjetrin, Turi me Fredin, por për çfarë problemi nuk më sqaroi
DËSHMIA E STILJANO DAJËS
Stiljano Daja është vëllai i vogël i Artur Dajës dhe në vitin 1997 ditën kur ndaj vëllait të tij Artur Daja u qëllua për ta vrarë ishte vetëm 15 vjeç dhe të gjithë skenën e ka parë nga krahutjetër i rrugës, ku ishte ulur vëllai i tij për të ngrënë drekë dhe nga ku mori vetëm një plumb në krahë dhe vëllai i Aldo Bares u vra. “Në korrik 1997 është sulmuar lokali i Afred Dajes, ku ndodhej vëllai im Artur Daja me shokët e tij në verandën e lokalit duke ngrënë drekë....Nga një makinë e tipit “Audi” ku ndodhej Ramadan Shkurti dhe tre persona të tjerë që nuk i njoha dhe më pasmora vesh se ka qenë edhe Alfred Shkurti që ka qëlluar për të vrarë vëllain tim dhe ka mbetur i vrarë shoku i vëllait, Genci Kashari ndërsa vëllai u plagos....” thuhet ndër të tjera në procesverbalin që prokurori lexoi para gjykatës.