Hillari Klinton, një nga emrat për sekretaren e shtetit amerikan
WASHINGTON – Ish zonja e pare, Hillari Klinton ka gjasa të jetë zëvendësuesja e sekretares së shtetit Kondoleza Rais. Klinton është takuar në oërt e vona të së premtes në Çikago me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Barak Obama për një mbledhje në të cilën flitet se është diskutuar mundësia që senatorja të bëhet sekretarja e ardhshme e shtetit amerikan.
Lajmin e bëjnë me dije burime brenda stafit demokratik, por bashkëpunëtorët e saj zyrtarisht këmbëngulin se bëhet fjalë vetëm për një vizitë private, pa specifikuar synimin e vërtetë.
Fill pas takimit janë përhapur zërat që flasin, se Obama është orientuar nga ish kundërshtarja e tij e fushtaës elektorale, që mendohet se do të jenë një nga shanset për të marrë në dorë diplomacinë amerikane. (Ansa)