E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej në Itali, kapet në Lezhë 37-vjeçari

Lezhë- Kërkohej nga policia e Romës dhe është prangosur në banesën e tij në Zejmen të Lezhës. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se është arrestuar shtetasi Marjan Lazri, banues në Zejmen të Lezhës.

Ky shtetas, sipas të njëjtit burim, ka qenë i dënuar në Itali me 6 vjet heqje lirie për veprën penale të favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

“Ka qenë në kërkim nga policia e Italisë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen është bërë ndalimi i tij”- thanë burimet policore.

Mësohet se gjatë ndalimit ai nuk ka bërë kuurrfarë rezistence. Pas një kohe në arrati, tashmë i duhet të përballet me drejtësinë për të kryer vuajtjen e dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›