Buxheti i Bashkisë, Tabaku: Opozita votoi kundër qytetarëve
TIRANE - Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku reagoi pas miratimit të pr/buxhetit 2012 në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ajo e cilësoi si votë kundër qytetarëve, votën e opozitës kundër buxhetit në Këshillin Bashkiak.
“Për fat të keq, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak zgjodhën të votojnë kundër këtij buxheti dhe kundër zërit të qytetarëve, thjesht për hir të konfliktit politik dhe axhendës personale. Konflikti politik ka penguar progresin dhe ecjen përpara për shumë gjatë, dhe ky konflikt nuk do të ndihmojë aspak për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë”- deklaroi Tabaku.
Ndërkohë Tabaku nënvizoi se “kryetari i Bashkisë do të kërkojë pareshtur konsensusin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, por vjen një moment kur kemi të bëjmë me dy zgjedhje; të ndihmojmë për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë duke punuar së bashku, apo të ndjekim axhendën e konfliktit politik. Çdo këshilltar do të duhet të vendosë vetë për rrugën që do të ndjekë. Për fat të mirë, mazhoranca në këshill e kaloi mbrëmë buxhetin, duke krijuar mundësinë për më shumë investime në Tiranë, më shumë rrugë të rregulluara, më shumë shkolla, çerdhe e kopshte, më shumë ndihmë dhe asistencë për personat në nevojë.”
Projekt/buxheti 2012 u miratua mbrëmjen e djeshme pas orëve të gjata diskutimi me 29 vota pro dhe 25 kundër.
(er.nu/BalkanWeb)